Një gjykatë hollandeze vendosi këtë të hënë që fëmijët, gjinia e të ciliëve nuk mund të përcaktohet në lindje mund të regjistrohen pa specifikuar këtë informacion në certifikatën e lindjes, apo në dokumentin e identitetit. Gjykata e Limburgut në juglindje të vendit u shpreh në favor të një personi, resident në qytetin holandez të Roermondit, të cilin, i lindur në vitin 1961duke mos iu përcaktuar gjinia, prindërit vendosën ta regjistrojnë si mashkull sepse kjo ishte mënyra më e lehtë për fëmijën. Ky njeri nuk ndihej mashkull dhe në vitin 2001 ndryshoi gjininë në femër, e cila nuk konsiderohej e përshtatshme sepse konsiderohej i gjinisë neutrale ose ajo që quhet ndryshe gjinia e tretë. Sipas verdiktit që do të shërbejë për raste në të ardhmen, nëse nuk është e mundur të përcaktohet gjinia, as femër e as mashkull në certifikatë do të regjistrohet “nuk mund të përcaktohet”. Gjykata kërkoi ndryshime urgjente të ligjeve për t’iu përshtatur realitetit dhe zhvillimeve sociale dhe ligjore për të njohur gjininë e tretë. / bota.al
1 minute read