Joan Phillips ka përmbushur ëndrrën e vet, që të hidhet në një kabinë që stimulon fluturimin në ajër, pikërisht në ditëlindjen e saj të 99-të.
Me këtë rast, ajo tregoi se mosha nuk ishte pengesë për të që të realizonte ëndrrën e saj.
“Më dukej se isha në qiellin e nëntë. Ishte e mahnitshme dhe ndjeja se doja të shkoja sa më lartë”, ka thënë e lumtur Phillips e cila jeton në Milton Keynes, Angli.
E rrethuar nga familjarët dhe mirëmbajtësit e qendrës për të moshuar, ajo tha se për 100 vjetor, planifikon një festim edhe më ekstrem. (TemA)