AnalizaMAIN

Globalizimi nuk po vdes, por po ndryshon

Nga Martin Wolf  

Cila është e ardhmja e globalizimit? Kjo është ndër pyetjet më të mëdha të kohës sonë. Në qershor, unë argumentova në kundërshtim me opinionin gjithnjë e më të përhapur, se globalizimi nuk ka vdekur, dhe se ai po ndryshon.

Dhe një ndër mënyrat më të rëndësishme në të cilat po ndryshon, është nëpërmjet rritjes së shërbimeve të ofruara nga distanca. Që nga revolucioni industrial, Riçard Balduin thotë në librin e tij Konvergjenca e Madhe, se ne kemi përjetuar 3 valë mundësish për të bërë tregti.

Së pari, industrializimi dhe revolucioni në transport, krijuan mundësi për tregtinë e mallrave.

Kohët e fundit, teknologjitë e reja të informacionit kanë lejuar tregtinë në fabrikapra u bë fitimprurëse zhvendosja e fabrikave atje ku krahu i punës ishte më i lirë.

Megjithatë sot, interneti me brez të gjerë lejon tregtinë nga zyra:nëse dikush mund të punojë për punëdhënësin e tij nga shtëpia, këtë mund ta bëjë edhe dikush që jeton në Indi.

Për më tepër, një ndryshim i rëndësishëm midis valës së parë dhe të dytë, të cilat kanë nevojë për lëvizje të objekteve, dhe të tretës, që e lëviz virtualisht informacionin, është se pengesat për tregtinë fizike janë shumë më të lehta për tu imponuar sesa ato për tregtinë virtuale.

Siç e tregon Kina, nuk është e pamundur ta imponosh këtë të fundit. Por kjo gjë kërkon përpjekje të mëdha. Si argumenton Balduin në një nga shkrimet e tij të fundit në blogun e tij, kjo kornizë analitike na lejon të shohim të ardhmen e tregtisë në një këndvështrim të ndryshëm nga ai që tani është në modë.

Në veçanti, ajo që ai e quan pikëpamja “dembele” e historisë së globalizimit dhe tregtisë,është e gënjeshtërt në një sërë dimensionesh. Atëherë cila është panorama reale? Pretendohet shpesh se pas rreth 2 dekadash rritje shumë të shpejtë, tregtia botërore e mallrave e arriti kulmin në vitin 2008, pikërisht kohën e goditjes vdekjeprurëse të krizës financiare, pas sëcilës bota nisi të distancohej nga tregtia.

Kjo pikëpamje si për atë që ndodhi ashtu edhe për arsyen, është mashtruese. Së pari, volumi tregtar i vendit të dytë më të madh në botë për tregtinë e mallrave, Kinës, arriti në fakt kulmine vëllimit të tij tregtar përpara vitit 2008 (në vitin 2006). Vendet e treta dhe të katërta në këtëaspekt, SHBA dhe Japonia, e arritën kulmin pas vitit 2008 (në vitet 2011 dhe 2014). Ndërkohë BE-ja që ka volumin më të madh tregtar në botë, nuk e ka arritur ende kulmin.

Së dyti, rënia më e madhe e volumit tregtar i përket Kinës. Por kjo nuk pasqyron ndonjë proteksionizëm në raport me jashtë vendit, apo ndonjë largim të qëllimshëm nga tregtia nga ana e vetë Kinës. Kina vetëm sa e ka normalizuar varësinë nga tregtia, në raport me madhësinë e vet ekonomike.

Së treti, në termin e parave, shkaku kryesor i rënies së volumit tregtar, ishte rënia e çmimit të mallrave, dhe jo ulja e vëllimit të tregtisë. Së fundmi, ka vërtet prova të një shthurjeje të zinxhirëve të furnizimit ndërkufitar. Por pika e kthesës duket se ndodhi në vitin 2013, pas krizës financiare, por përpara zgjedhjes president të Donald Trump.

Një shpjegim kryesor është zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit brenda furnitorëve të rinj, sidomos drejt Kinës. Në përgjithësi, ka shpjegime krejtësisht të natyrshme mbi rënien e volumit të tregtisë botërore të mallrave në raport me PBB. Por ngadalësimi në ndarjen e zinxhirit të furnizimit është real.

Shërbimet janë një histori tjetër. Raporti i tregtisë së shërbimeve ndaj prodhimit botëror, edhe pse shumë më i ulët se ai i mallrave, ka vazhduar që të rritet. Shërbimet janë një grup shumë heterogjen aktivitetesh, disa prej të cilave kërkojnë zhvendosjen e njerëzve (për shembullturizmi).

Por aktivitetet në kategorinë tejet dinamike të shërbimeve të tjera komerciale mund tëofrohet kryesisht virtualisht. Një element thelbësor, është se zgjerimi i tregtisë në shërbime të tilla është pak i varur nga marrëveshjet tregtare. Rregullimi i aktiviteteve të shërbimit fokusohet në shërbimet përfundimtare, dhe jo ato të ndërmjetme.

Për shembull, në SHBA ka rregulla strikte për shitjen e shërbimeve të kontabilitetit. Por nga ana tepër, ka pak rregulla për kualifikimet e punëtorëve që bëjnë dokumentet pas ofrimit të shërbimeve të tilla. Kështu, një kontabilist amerikan mund të punësojë pothuajse këdo për të llogaritur shpenzimet e udhëtimit të një klienti, dhe për t’i renditur ato me faturat e shpenzimeve.

Shembuj të profesioneve që ofrojnë shërbime të ndërmjetme, në krahasim me shërbimet përfundimtare përfshijnë kontabilistë, kontabilistë mjeko-ligjorë, kontrollues të CV-ve, asistentë administrativë, staf ndihmës në internet, dizajner grafik, redaktorë kopjesh, asistentë personalë, konsulentë sigurie të TI-së, IT staf ndihmës, inxhinierët e softuerit, avokatët që kontrollojnë kontratat, analistët financiarë që shkruajnë raporte etj. Lista vazhdon.

Siç argumenton BalduinThe Globotics Upheavalpotenciali për këtë lloj tregtie të mundësuar nga teknologjia është shumë i madh. Por ai do të jetë gjithashtu shumë shkatërrues:punëtorët me jakë të bardhë që ofrojnë këto shërbime në vendet me të ardhura të larta janë një pjesë e rëndësishme e klasës së mesme.

Por mbrojta e tyre do të jetë e vështirë. Në përgjithësi, të dhënat sugjerojnë se forcat ekonomike natyrore, kanë qenë kryesisht përgjegjëse për ndryshimet e kaluara në modelin e tregtisë botërore. S’ka dyshim se shqetësimi në rritje për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit do ti shtojë këto ndryshime, edhe pse është e dyshimtë se cili do të jetë rezultati.

Më shumë gjasa është një model kompleks i diversifikimit. Ndërkohë, teknologjia po hap fusha të reja të rritjes së shërbimeve. Nuk ka nevojë të thuhet që katastrofat mund ta ndryshojnë panoramën:pandemia e Covid-19 ishte shkatërruese.

Po kështu edhe kriza energjetike aktuale dhe lufta apo kërcënimi i saj do të prishte edhe më shumë punë. Tregtia e shëndetshme globale është një shenjë e paqes, edhe nëse nuk mund ta sjellë atë. Askush me një mendje të arsyeshëm nuk do të dëshironte alternativat e zymta. / Financial Times” – Bota.al

Back to top button