Bota

Google vë në shënjestër “fake news”

Google ka futur disa përbërës të rinj në motorin e vet të kërkimit, në një përpjekje për të parandaluar lajmet e rreme dhe sugjerimet ofensive në rezultatet e tij. Për këto ndryshime është punuar për katër muaj, por Google nuk i ka diskutuar publikisht shumicën e tyre, deri më tani. Njoftimi në një postim në blogun e kompanisë, pasqyron besimin e Google në një sistem të ri shqyrtimi, i projektuar për të zvogëluar shanset që motori i kërkimit të nxjerrë në pah lajme të pavërteta rreth njerëzve dhe ngjarjeve, një fenomen që zakonisht quhet “fake news”.

“Nuk është një problem që do të shkojë zerohet, por tani mendojmë se mund të qëndrojmë një hap përpara”, tha Ben Gomes, zëvendëspresidenti i Google për inxhinierinë dhe kërkimin.

KORRIGJIMI I “AUTOCOMPLETE”

Përveç ndërmarrjes së hapave për të bllokuar lajmet e rreme, nga shfaqja në rezultatet e kërkimit, Google gjithashtu ka riprogramuar një tipar shumë të pëlqyer, që automatikisht përpiqet të parashikojë se çfarë kërkon një person, pa e përfunduar shtypjen e fjalës në tastierë. Mjeti, i quajtur “autocomplete”, është rishikuar për të mos përmendur sugjerime nënçmuese, si për shembull “a janë të këqia gratë”, ose rekomandimet që nxisin dhunën.

Google gjithashtu do të shtojë një opsion reagimi, që do t’u mundësojë përdoruesve të ankohen për sugjerimet e pakëndshme të “Autocomplete”, në mënyrë që personi të mund të rishikojë formulimin. Facebook, ku lajmet e rreme dhe mashtrime të tjera kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetin e tij social, po ashtu ka tentuar të frenojë valën e lajmeve mashtruese, duke punuar me The Associated Press dhe organizata të tjera të lajmeve, për të shqyrtuar lajmet e dyshimta dhe për të ndrequr kur ka gabime. Facebook gjithashtu u ka siguruar rreth 2 miliardë përdoruesve mënyrat për të identifikuar postimet, që besohet se përmbajnë informacione të rreme, gjë që Google tashmë po lejon përdoruesit e motorit të kërkimit të tij që ta bëjnë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button