Analiza

Gratë dhe vajzat e Xhihadit

Gruaja e kërkuar në Francë është në Siri dhe ka ditë që lufton me Isis. Me të është edhe një italiane e konvertuar për dashuri. Në Nigeri, Boko Haram ka mbushur me eksplosiv veshjen e një vajze të mitur

Sequestro Parigi, Cnn, compagna Coulibaly fuggita

Quhet Hayat Boumedienne dhe së bashku me Amedy Coulibaly ishte rikërkuar dje në Paris për të shtënat e Montrouge dhe autoritetet ishin të sigurta që ishte e përfshirë edhe në rrethimin e Portit të Vincennes. “Janë të armatosur e të rrezikshëm”, kanë shkruar autoritetet në njoftimin e kërkimit. Ishin tashmë të njohur nga forcat e rendit. Ai i përfshirë në hetime të tjera mbi ekstremistët Islamikë, ajo kish kaluar nga rrobat e banjës në perçe, nga puna e arkëtares në xhihad.
Por në rrëmujën e orëve të fundit askush nuk e vuri re që Hayat nuk do të mund të merrte pjesë në sulme. Përkundrazi, ajo nuk ishte as në Francë. Sipas medias franceze, në fakt, ajo ka lënë vendin në 2 Janar për të shkuar për të luftuar luftën e shenjtë. Në fillim ishte në Madrid, më pas – nga 5 janari – në Turqi dhe në fund në 8 janar, ndërkohë që burri i vinte zjarrin kryeqytetit francez, arriti në Siri. Dje duhej të merrte një avion nga Stambolli në Madrid, por nuk është shfaqur kurrë në aeroport. Gjithë këto ditë Hayat ka udhëtuar duke mbajtur pasaportën e vet. Gjithshka nën dritën e diellit, ndërkohë që shërbimet franceze vazhdonin ta kërkonin në Paris.
Hayat është vetëm njëra nga gratë dhe vajzat e xhihadit. Disa janë lindur e rritur në Europë, ndofta edhe nga familje europiane e kristjane. Më pas kanë takuar dashurinë dhe për dashuri janë konvertuar, kanë vënë percen e janë nisur për të luftuar në krah të burrave të tyre.
Si 27 vjeçarja Maria Giulia S., e lindur në Torre del Greco, zhvendosur në Milanese dhe më pas e kthyer në Fatima pasi ish martuar me një maroken. Edhe ajo do të nisej për në Stamboll e më pas për në Siri ku do të ishte midis radhëve të Shtetit Islamik. Më pas janë ato që i nënshtrohen ekstremizmit të Islamit. Si shumë gra, edhe në Itali, të rrahura nga baballarë, vëllezër e burra pasi janë “perëndimore” në ekses.
Ose si e vogla 10 vjeçare që këtë mëngjes ishte mbushur me eksploziv dhe ishte dërguar në tregun e Maiduguri-t, në shtetin e Borno-s, në Nigeri. Kur rojet e kanë ndaluar në hyrje të tregut pasi detektori metalik kishte sinjalizuar diçka midis veshjes së saj. Dikush në distancë e ka hedhur në erë./ilgiornale/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button