Bota

GREQI – Ikona e Krishtit, që ka nisur të qajë qysh kur Tsiprasi fitoi zgjedhjet

Në internet ironizojnë dhe e quajnë “mrekullia e Syrizas”, që ia doli të bëjë edhe Krishtin të qajë. Kisha lokale u bën thirrje besimtarëve për maturi dhe thërret një ekip shkencëtarësh

Screen Shot 2015-02-18 at 18.00.34

Eshtë një ikonë e Krishtit e fillimit të Nëntëqindës që gjendet në shenjtëroren e Shën Nikollës në Asprokambos, në Peloponez dhe që, qysh prej ditës kur Alexis Tsiprasi fitoi zgjedhjet në Greqi ka filluar të qajë, pa u ndalur më.
Nëse dikush në fillim kishte menduar për një fenomen të lidhur me motin kapricioz të asaj nate, tani, pas pothuajse një muaji, nuk duket më një shpjegim i pranueshëm. Por natyrisht askush nuk guxon të japë shpjegime. Në televizion, patriarku Dionis – shkruan La Repubblica – ka rrëfyer se si një lëng transparent dhe vajor zbret nga sytë e Krishtit, duke përshkuar gjithë trupin.
Dikush ka thirrur shumë para kohe duke thënë që është një mrekulli, por është pikërisht Kisha e Korinthit që ka bërë thirrje për të bërë kujdes, duke sqaruar se do të mblidhet një ekip shkencëtarësh dhe që do të flasë vetëm pasi të ndodhë. Në internet ka plasur ironia, dhe ka nisur të flitet për mrekullinë e Syrizës, partisë së Tsiprasit, e cila në një muaj ia doli të bëjë edhe Krishtin për të qarë. /Il Giornale/
Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close