Pas ditëve të tensionuara, Greqia dhe Eurogrupi kanë gjetur një marrëveshje e cila parashikon një zgjatje prej 4 muajsh të programit te ndihmës. Lajmi behet i ditur nga burime te BE. Fillimisht, Greqia dhe Gjermania kishin arritur një akord të parimit politik, qe konsistonte në zgjatjen e mbështetjes financiare për shtetin helen, siç ishte kërkuar më herët nga Athina. Ndërkohë, në letrën Greqisë që iu dërgua Eurogrupit kërkohej një shtyrje prej 6 muajsh, por sot ministrat e financave të Eurozones ranë dakord që marrëveshja me kreditoret ndërkombëtarë të shtyhet vetëm për 4 muaj.
Marrëveshjen e konfirmoi kreu i Eurogrupit Jerun Dejselblum. Ai tha në një konferencë për shtyp se ministri grek i financave e kishte siguruar se vendi i tij do të shlyejë të gjithë borxhin që u ka kredidhënësve ndërkombëtarë. Të hënën, Athina do të paraqesë edhe listën e reformave që do të përmbyllin paketën aktuale.
1 minute read