Bota

Greqia do punësojë turistët dhe amvisat të spiunojnë. Detajet…

Screen Shot 2015-03-07 at 21.39.59

Qeveria greke pritet të punësojë inspektorë tatimorë “jo profesional”, të cilët mund të jenë edhe turistë. Këta të fundit mësohet se do të spiunojnë ata që u shmangen taksave. Siç shkruan BBC-ja, e cila citon një dokument të dalë së fundmi, studentët dhe amvisat mund të përdoren gjithashtu si pjesë e skemës së trajtimit, për të raportuar mashtrimet, të cilat mund të regjistrohen me kamera të fshehta dhe pajisje regjistrimi.

Kjo thuhet se është një nga idetë që Greqia do të ngrejë në një takim me ministrat e financave të eurozonës, të hënën. Vendi, është në nevojë për t’i bindur ata se është serioze për reformat që të merret kredi e mëtejshme.

Dokumenti që citon BBC-ja, një letër që thuhet se i është dërguar nga ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, presidentit të Eurogroupit Jeroen Dijsselbloem, është parë nga gazeta “Financial Times” dhe agjencia e lajmeve “AFP.”

“Kultura e shmangies tatimore shkon thellë brenda shoqërisë greke,” thuhet se shkruan letra.

Inspektorët e taksave joformale do të punësohen në një “bazë rreptësisht afatshkurtër, të rastësishme, jo më shumë se dy muaj dhe pa asnjë perspektivë për t’u rikthyer në punë”.

Qeveria e re greke pritet të shpenzojë më shumë para për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë nga recesioni i gjatë i vendit.

Leave a Reply

Back to top button