Bota

Greqia kokëfortë sfidon Europën, refuzon paketën e BE-së

Screen Shot 2015-02-16 at 20.48.13Bisedimet mes Greqisë dhe ministrave të financave të eurozonës kanë dështuar pasi Greqia e refuzoi paketën e shpëtimit të ofruar nga BE duke e quajtur absurde dhe të papranueshme. Ata po takoheshin në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re në lidhje me shpëtimin e Greqisë, që kjo e fundit kërkon të ristrukturohet.
FMN dhe BE thonë se nuk duhet të ketë ndryshim të kushteve për huanë 240 miliardë Euro.
Eurogrupi bëri të ditur se Greqia ka ende kohë të pranojë zgjatjen e saj. “Ka shumë kohë dhe hapësirë për të rënë dakord për kushtet e zgjatjes. Kur dëgjoj kolegët e mi të Greqisë që flasin për një hua shtesë e kështu me radhë – ajo është thjeshtë një tjetër fjalë për zgjatjen”, tha Jeroen Dijsselbloem. Ai shtoi se një tjetër takim mund të zhvillohet të premten, “por kjo varet nga grekët”.
bota.al

Leave a Reply

Back to top button