Bota

Greqia rifutet në recesion!

Rikthimi i recesionit në Greqi gjatë tremujorit të parë të 2015-ës u konfirmua sot nga agjencia greke e statistikave, ELSTAT, që vinte në dukje sidomos rënien me 7,5 për qind të investimeve që nga fillimi i vitit.

”PBB-ja u ul 0,2 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës”, tha ELSTAT-i.

Dy tremujorë të njëpasnjëshëm me ulje të PBB-së konsiderohen si hyrje në recesion.

Eksportet u ulën 0,6 për qind për këtë tremujor, ku të mirat materiale të përfshira u ulën 0,3 për qind dhe shërbimet 1,7 për qind.

Importet u ulën 0,7 për qind, ku ato të të mirave materiale u ulën 2,3 për qind dhe importet e shërbimeve u rritën 10,8 për qind.

Leave a Reply

Back to top button