Covid19

Greqia zgjat izolimin në kampet e refugjatëve

Greqia ka njoftuar një zgjatje tjetër të izolimit ndaj koronavirusit në kampet e saj të migrantëve, disa orë pasi 2.000 njerëz protestuan në qendrën e Athinës për të shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve dhe për të denoncuar trajtimin e qeverisë ndaj migrantëve, sipas Agence France-Presse.

Ministria e migracionit tha se mbyllja për banorët e qendrave të pritjes dhe identifikimit në të gjithë vendin do të shtrihet deri në 5 korrik. Ky izolim do të mbaronte të hënën. Greqia shpejtoi për të futur masa të rrepta kufizimi në kampe migrantësh në 21 mars dhe vendosi një bllokim më të përgjithshëm në 23 mars. Grupet e të drejtave të njeriut  kanë shprehur shqetësimin se të drejtat e migrantëve janë shkelur nga kufizimet.

 

Leave a Reply

Back to top button