Ajri mban erë të djegur që larg, edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë nga aksidenti më vdekjeprurës i trenave në Greqi në dekadat e fundit. Në skajet të një fushe të gjelbër, ngjitur me autostradën, ka qindra njerëz.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë gjurmë jete në rrënojat e trenit, por duken të rraskapitur nga lodhja. Kërkimet për pasagjerët e bllokuar janë fokusuar në tre vagonët e parë, por shpresa është e vakët.
Dy vinça të kuq lëvizin ngadalë mbi shina.
Pas përplasjes ka rënë zjarr në vagona, ndaj metalet janë shkrirë. Është një masë amorfe hekuri. Rroba, çanta, copa pëlhure bien në sy mes mbetjeve. Me kalimin e kohës, shpresa pakësohet. Është shumë e dhimbshme për ata që tani janë në vijën e parë.
Greqisë do t’i duhet shumë kohë që të shërojë plagët e saj.