Your Life

“Gruaja ime më ka dhënë gjërat më të bukura, shoqërinë, besimin dhe dashurinë e saj pa interesa”

Një gazetar pyeti Carlos Bacca (lojtar i kombëtares kolumbiane): “Pse gruaja jote nuk është një super modele, si gratë apo të dashurat e shumë lojtarëve të tjerë?”.

Futbollisti kolumbian iu përgjigj: “Sepse gruaja ime është femra e vetme që më donte, edhe kur shisja peshq. Ishte e vetmja që edhe kur nuk isha askush në futboll, më ka dhënë gjërat më të bukura që një grua mund të japë, shoqërinë e saj, besimin e saj dhe dashurinë e saj pa interesa. Mbi të gjitha, ajo është nëna më e mirë e mundshme për fëmijët tanë. E si mund të mos i ofroj asaj një jetë të mirë, kur ajo më ka mbështetur edhe në momentet e mia më të vështira?”.

Fjalët e lojtarit të futbollit na japin të gjithëve një mesazh shumë domethënës. Nëse dikush të qëndron pranë kur gjërat nuk shkojnë shumë mirë, atëherë e ke për detyrë ta mbash pranë atë person edhe kur gjërat shkojnë për bukuri. Këto janë raste relativisht të rralla, pasi shumë nga çfarë kemi dëgjuar, kanë zgjedhur të ndërrojnë partner/e kur kanë arritur majat e suksesit, duke u justifikuar me plot gjëra të tjera, si mospërputhja e karakterit. Nuk ka mospërputhje karakteri, kur ke kaluar vite me një person dhe papritur u kujtuar që kishit interesa të ndryshëm. Ka thjesht lakmi për të pasur pranë një person tjetër, pra për ta ndërruar personin që të ka dashur shumë, me dikë tjetër që me shumë mundësi synon vetëm të shpenzojë paratë që ke korrur me suksesin tënd.

Në ditët e sotme, jo vetëm vuajmë nga mungesa e dashurisë së vërtetë, por edhe e besnikërisë së vërtetë në çift. Në rastin më të mirë, personat ndahen, por ka dhe raste tragjike me dhunë, apo vrasje në çift. Ju sjellim këto shembuj në vëmendje për t’u përqendruar në rastet e mira, pasi bota ka nevojë të dëgjojë sa më shumë raste optimiste për t’u bërë një vend më i mirë për të jetuar.

Back to top button