Baba Vanga (Vangelia) Pandeva ka lindur në 31 janar 1911. Ajo vdiq në 11 gusht 1996. Ajo jetoi në qytetin bullgar të Petrichit. Baba Vanga u varros në një oborr kishe në Kishën Bullgare të Shën Petkas në rajonin Rupite. interesi në politikë i Vangelia Pandeva Dimitrovas nuk ishte aksidental. Ajo kish lindur në territorin e Maqedonisë së sotme – një tokë që për shumë vite kish qenë mollë sherri mes Turqisë, greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Vendlindja e saj përjetoi dy luftëra botërore, ku bullgarët dhe serbët luftonin në krahe të ndryshme. Ajo ishte pranuar gjithmonë si një prej parashikueseve më të mëdha të shekullit 20, për shkak të saktësisë me të cilën parashikoi shumë prej ngjarjeve të mëdha botërore. Në rajon, ajo njihej si “Nostradamusi i Ballkanit”.
Vanga e humbi shikimin kur ishte 12 vjec. Një tornado i fuqishëm e mori me vete. Më vonë, u gjet gjallë, e mbuluar me baltë dhe gurë, dhe sytë plot me rërë. Si pasojë, u verbua.
Vanga nisi të bëjë parashikime kur ishte 16 vjec. Ajo ndihmoi të atin të gjejë një dele që ishte vjedhur prej tufës. Ajo i dha një përshkrim të detajuar të oborrit ku po fshihej kafsha, prej hajdutëve. Por fuqitë e saj për parashikime morën formë kur ishte 30 vjec.
Shumë burra shteti e vizituan Vangan. Një herë, atë e thirri Adolf Hitleri. Ai u largua i mërzitur prej shtëpisë, pas takimit me të.
Vanga vdiq në vitin 1996 dhe parashikoi shumë prej tronditjeve globale, si për shembull cunami i vitit 2004, apo sulmi ndaj Kullave Binjake. Dhe tani, një ogur i fundit duket se po nis të përmbushet: sipas Baba Yangas, 2016 do të jetë viti kur “myslimanët do të pushtojnë Europën”.
Baba Yanga parashikoi që në vitin 2018 Kina do të jetë “superfuqia e parë” e botës, duke ia marrë udhëheqjen SHBA, plus, sipas saj, në po të njëjtin vit, një anije kozmike do të zbulojë “një formë të re energjie” në planetin Venus.
Por ky nuk është fundi i historisë, parashikuesja e madhe tha gjithashtu se gjërat do të fillojnë të përkeqësohen për SHBA, dhe se “presidenti afro amerikan” do të jetë i fundit president në detyrë i vendit verior.
Vangelia Pandeva Dimitrova parashikoi gjithashtu sulmet mbi Kullat Binjake, kur në vitin 1989 ajo tha: “Tmerr, tmerr! Vëllezërit amerikanë do të bien pasi të sulmohen nga zogjtë e celiktë. Ujqit do të jenë fshehur në një shkurre, dhe gjak i pafajshëm do të derdhet”.
Ndodhi ashtu si ishte parashikuar. Kullat Binjake në SHBA u shembën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Kullat ishin pagëzuar “binjakët” ose “vëllezërit”. Terroristët kishin marrë peng avionë pasagjerësh – “zogjtë e celiktë” dhe i përplasën me kullat.
Ajo parashikoi gjithashtu cunamin shkatërrimtar të vitit 2004 që goditi brigjet e Tailandës. “Një dallgë e madhe do të mbulojë një breg të madh, njerëzit, fshatrat dhe gjithcka do të zhduken nën ujë”.
Ajo parashikoi gjithashtu se në vitin 2023 orbita e Tokës do të ndryshojë, gjë që do të “shkrijë polet” dhe do të vërë flakën “Lindjes së mesme”.
Ajo tha: “Lufta e Madhe Islamike” do të fillojë në Siri dhe do ta ketë kulmin me kontrollin e plotë të Romës në vitin 2043. Ajo parashikoi gjithashtu krijimin e një Kalifati dhe se Europa “do të pushojë së ekzistuari”, duke u bërë një kontinent “pothuaj bosh”.
Një prej parashikimeve më tronditës të saj u bë në vitin 1980. Gruaja e verbër tha: “Në kapërcyell të shekullit, në gusht 1999 ose 2000, Kursk do të mbulohet me ujë, dhe e gjithë bota do të vajtojë për të”.
Atëherë parashikimi nuk kishte shumë kuptim. Por 20 vjet më vonë, mori një kuptim tmerrues. Një nëndetëse bërthamore ruse pësoi aksident në gusht 2000. Ajo kish marë emrin e qytetit të Kursk.
Ja një listë e parashikimeve të saj për vitet e ardhshëm:
- Myslimanët pushtojnë Europën
- Do të ketë ndryshime të mëdha në orbitën e Tokës
- Popullsia e Europës do të zhduket si rezultat i luftërave
- Do të ketë përpjekje për të udhëtuar në planete të tjerë, si Venusi, me shpresën e gjetjes së burimeve të reja të energjisë për Tokën.
- Niveli i ujërave do të rritet si pasojë e shkrirjes së poleve.
- Komunizmi ngjitës rikthehet në Europë dhe pjesën tjetër të botës.
- Rilindja e natyrës.
- Një diell i ri ndricon anën e errët të planetit. Kjo mund t’i referohet një projekti shkencor që nisi në vitin 2008 dhe që do të krijojë një diell artificial duke përdorur energji bërthamore.
- Qytetërimet jashtëtokësore mund të mbërrijnë në planetin tonë.
- Thatësirë globale.
- Shpërthim i dy vullkaneve të mëdhenj.
- Marsi rrezikohet nga një kometë.
- Një luftë në Mars do të ndryshojë trajektoren e Planetit.
- Një kometë mbërrin në Hënë, dhe Toka mbulohet nga një unazë shkëmbinjsh dhe hiri.
- 5079: Fundi i universit. /bota.al