Bota

Grushti i shtetit u organizua me WhatsApp, Erdogan u rikthye me Facetime

Screen Shot 2016-07-16 at 20.21.25Aplikacionet e celularëve vendosën fatet e Turqisë një natë më parë gjatë orëve kur po ekzekutohej grushti i shtetit. Puçistët hapën një grup në Whatsapp për të komunikuar gjatë orëve kur do të zhvillohej operacioni ushtarak. Grupi u quajt “Yurtta sulh Biziz” (Ne të kemi paqe në vend) dhe administrator i tij ishte një oficer me emrin Murat Celebioglu, i cili përmes grupit lëshonte urdhrat përkatës.

Zyrtarisht pjesëtarët e forcave të armatosura turke, që morën pjesë në tentativën për grusht shteti konsiderohen besnikë të organizatës terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

Në grupin e Whatsapp ishin të përfshirë shumë emra të tillë si Uzay Sahin, Murat Yanik, Murat Karakus. Një nga urdhrat e parë të Celebioglua në grup ishte që qendra e trafikut të rrugëve në Stamboll të bllokohej.

Pas kontrollit të celularëve u zbulua edhe biseda mes krerëve ushtarakë të grushtit të shtetit. Major Murat Yanik në këtë grup u vu re të pyeste në mënyrë të vazhdueshme nëse gjendja është “pozitive apo negative”.

Në orët e vona të së premtes, presidenti Erdoan arriti të dalë në lidhje direkte në të gjitha televizionet më të mëdha të botës, përmes një lidhjeje me Facetime, një aplikacion ekskluziv për Iphone, që mundëson biseda audio dhe video përmes internetit. Ishte pikërisht kjo thirrje e Erdoan në televizor që nxorri në rrugë mijëra mbështetës të tij, që u përleshën me ushtrinë dhe dështuan grushtin e shtetit.

Leave a Reply

Back to top button