Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe në finale do të bëjë tifo për Barcelonën. Skuadra e spanjollit, Bayern Munich, u eliminua pikërisht nga ish-skuadra e tij me rezultat të përgjithshëm prej 5-3.
Por, ai nuk mban inate dhe shpreson që superylli argjentinas me bashkëlojtarët e tij të triumfojnë në Berlin. “Jam i kënaqur që Messi është rikthyer. Ai është mahnitës, është kthyer në maksimumin e tij si në kohën kur unë e trajnoja”. “Jemi me fat që jetojmë në kohën e tij, sepse ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Mund ta krahasoj me Pelen dhe jam krenar për vitet që kam kaluar me të”. “Urime Barcës, shpresoj ta fitojnë finalen e pestë të Ligës së Kampionëve në Berlin”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/