Diamanti simbolizon dashurinë, për të lindurit në prill, Safiri mbron të lindurit në shtator… Gurët e lindjes janë një koleksion gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar, ku secili prej tyre përfaqëson një muaj të kalendarit Gregorian. Secili prej tyre ka karakteristika të veçanta që besohet se janë të vërteta për atë që i mban. Mësoni për të 12 muajt dhe gjeni gurin tuaj të çmuar
1. Janar
Garnet: Ky gur përfaqëson besimin, dashurinë dhe qëndrueshmërinë. Ai mund të ofrojë udhërrëfim mespërmes erësirës, duke e bërë gurin ideal për ata që udhëtojnë shpesh.
2. Shkurt
Ametisti: Ky gur përfaqëson paqen, qetësinë dhe besnikërinë. Mbajtja e këtij guri gjatë muajit shkurt mund të forcojë lidhjen dhe të ofrojë kurajë atëherë kur ajo nevojitet.
3. Mars
Aquamarine – Ky gur nxit shëndetin e mirë, pasi mendohet se ndihmon kurimin e sëmundjeve të zemrës, mëlçisë dhe stomakut. Gjithçka që bëhej dikur, ishte që pihej uji në të cilin ishte zhytur për një farë kohe ky gur.
4. Prill
Diamanti: Një gur i mirënjohur, që simbolizon dashurinë e përjetshme dhe pamposhtmërinë. Ata që e mbajnë mendohet se kanë shumë kurajë, gjë që ua bën të mundur të kalojnë pa probleme kohët e vështira.
5. Maj
Smeraldi – Ky gur ka qenë gjithmonë i shoqëruar me pjellorinë, rilindjen dhe dashurinë, që e bën atë të përsosur për nënat e tashme dhe të ardhme. Sot, smeraldi përfaqëson urtësinë, rritjen dhe durimin.
6. Qershor
Perla – Perlat nxisin idenë e pastërtisë, dëlirësisë dhe martesës. Ata që i mbajnë besohet se kanë një rritje të integritetit personal dhe të pasurisë.
7. Korrik
Rubini – Siguron forcë dhe fisnikëri, duke ndihmuar për të mbrojtur atë që e mban, nga të këqiat e botës. Ai përfaqëson dashurinë dhe pasionin, ndërkohë që tërheq miq dhe fat të mirë.
8. Gusht
Peridot – Nënkupton bukurinë, forcën dhe moralin. Disa besojnë se kristalet e gjelbër të peridot që gjenden në hiret e vullkaneve kanë qenë lotët e perëndeshës së vullkaneve, Pele.
9. Shtator
Safiri – Forca e lidhur me Safirin përdoret për të mbrojtur nga të këqiat që helmojnë trupin dhe mendjen. Shumë besonin se vendosja e një gjarpëri helmues pranë një safiri e vriste atë.
10. Tetor
Opali – Ky gur mund të sjellë besnikëri dhe vetëbesim për ata që e mbajnë. Varëset me opal mendohet që mbrojnë nga të këqiat dhe mbrojnë dritën e syrit.
11. Nëntor
Citrine – Shoqërohet me forcën dhe shërimin, për trupin dhe për mendjen. Mund të ofrojë shëndet të mirë mendor dhe vë shpirtin në veprim.
12. Dhjetor
Topazi blu – Ky gur nxit një jetë të lumtur plot me fat të mbarë. Eshtë simbol paqeje dhe relaksimi, duke e bërë atë idealin për t’u çliruar nga kokëçarjet. / Bota.al