Bota

Hakmarrja e terrorit, 24 te vdekur ne Qendren e BE

image

Belgjika është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthime të njëpasnjëshme. Pak pasi shënoi ora 08:00 e mëngjesit dy shpërthime në terminalin e aeroportit të Brukselit lanë pas të paktën viktima dhe 50 të plagosur. Ndërkohë 90 minuta më pas një tjetër shpërthim u dëgjua në një metro pranë selisë qëndrore të Bashkimit Europian, nga i cili raportohen 10 të vdekur. Paraprakisht sulmet raportohen të jenë të karakterit terrorist dhe të ndërlidhura me arrestimin e të dyshuarit për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam.
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi dy shpërthime tronditën pas dy shpërthimeve që tronditën aeroportin e Zaventemit në Bruksel në një sulm të dyshuar si terrorist.
Transmetuesi publik belg VRT thotë se shpërthimi në aeroportin e Brukselit ishte një sulm vetëvrasës.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.
Mediat raportojnë se para shpërthimeve ka pasur të shtëna me armë dhe thirrje në arabisht.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ndjenë tronditjen e fortë të shpërthimeve, që besohet se ishin përqëndruar në sportelin e kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines.
Fotografi nga brenda sallës së pritjes tregojnë dyshemenë e mbuluar në tjegulla të rëna dhe pluhur si  dhe njerëz të gjakosur duke dalë nga aeroporti. Të tjerë të plagosur janë fotografuar të shtrirë në dysheme.
Të tjera foto nga jashtë  tregojnë dritaret e terminalit të thyera nga forca e shpërthimit, tymin që ngrihet lart në qiell dhe pasagjerët të tmerruar që vrapojnë të largohen, të tjerë të gjakosur.
Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se aeroporti është mbyllur. Trafiku hekurudhor në aeroport ka qenë gjithashtu i pezulluar.
Incidenti vjen në një kohë kur kryeqyteti belg ishte në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të të dyshuarit të sulmeve terroriste në  Paris, Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë.
Dyshohet se sulmi në aeroport mund të jetë në shenjë hakmarrje për arrestimin e Abdeslam, por asgjë nuk është e konfirmuar./oranews

Leave a Reply

Back to top button