Bota

Hapen arkivat ushtarake të epokës komuniste

Screen Shot 2015-05-28 at 1.51.10 PM

Ministri bullgar i mbrojtjes, Nikolaj Nentchev, ka njoftuar se arkivat ushtarake të epokës komuniste të inteligjencës do të jenë të hapura për studiuesit dhe gazetarët. Nentchev ka deklaruar se do të jenë në dipozicion mijëra dokumente arkivore. “Bullgaria ka nevojë për të hedhur dritë mbi strukturat represive të komunizmit”, ka thënë ministri bullgar, duke shtuar se vendi ka nevojë për të qenë i lirë nga periudha komuniste. Nentchev tha gjithashtu se identiteti i shtetasve të huaj të cilët kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret të Bullgarisë nuk do të zbulohet.

Leave a Reply

Back to top button