Analiza

Harrojeni Iranin, kërcënimi i vërtetë bërthamor vjen nga Lindja

Screen Shot 2015-04-03 at 12.18.51 PM

Ndërsa bota fokusohet tek rreziqet, që një Iran me armë bërthamore mund të paraqesë për Lindjen e Mesme, një përhapje bërthamore, potencialisht më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, po ndodh në Oqeanin Indian

Nga David Brewster

Në vitet që do të vijnë, Pakistani, dhe ndoshta Kina ka të ngjarë të vendosin një numër të konsiderueshëm armësh bërthamore në det, në Oqeanin Indian. Kjo mund të destabilizojë më tej marrëdhëniet tashmë të paqëndrueshme bërthamore, duke krijuar kësisoj rrezikun real të ndërtimit të një serie bazash detare, të pajisura me armë bërthamore.

Prej kohësh, vëzhguesit e kanë parë rivalitetin bërthamor Indi-Pakistan si më të paqëndrueshmin në botë, dhe Azinë Jugore si vendin më të

mundshëm të një konflikti bërthamor. Ky nuk është thjesht një spekulim akademik. Diplomatët e huaj janë evakuuar disa herë nga Islamabadi, nga frika e një konflikti të afërt bërthamor me Indinë.

India, zbaton politikën e ‘përdorimit jo të të parë’ (not first use) mbi armët bërthamore, edhe pse është gjithnjë e më shumë objekt i vërejtjeve dhe përjashtimeve. Por Islamabadi, refuzon të aplikojë një politikë të ngjashme dhe në fakt ka shpallur një listë të gjatë veprimesh, që ai pretendon se do të justifikonin një përgjigje bërthamore kundër Indisë. Pakistani, është ndërkaq i angazhuar me zvogëlimin e rëndësisë së armëve të tij bërthamore, vetëm për përdorim taktik, duke e reduktuar kështu pragun për veprim e tij bërthamor. Është me rëndësi

të theksohet, se Pakistani e sheh arsenalin e tij bërthamor, jo thjesht si një kontrollor, por edhe si një mundësues, duke siguruar një ombrellë, nën të cilën Islamabadi mund të sponsorizojë sulme nën- konvencionale kundër Indisë.

Përballë sulmeve terroriste, si ato në Mumbai në vitin 2008, Nju Delhi ka zbuluar se opsionet e tij kufizohen nga shqetësimet, për një përgjigje të mundshme bërthamore të Pakistanit. Por disa janë të bindur se kufizimi i Indisë, mund të mos vlejë

përballë një tjetër sulmi të rëndë ndërkufitar, që do të vërtetohej se ishte sponsorizuar nga Pakistani. Të dyja vendet tanimë janë në proces për të ndërtuar bazat detare bërthamore.

Në këtë proces, India ka një histori më të gjatë, ndërsa lëshoi raketën e parë bërthamore nga nëndetësja e saj “INS Arihant” në vitin 2009. Ajo është gjithashtu po ndërton dy nga të ashtuquajturat SSBNs (nëndetëset me raketa balistike bërthamore). Ndërkohë, India është duke zhvilluar edhe një rakete bërthamore me rreze të shkurtër ‘Dhanush’, dhe ka në plan vendosjen e saj mbi një anije patrullimi në det të hapur. India ka marrë me qera edhe një nëndetëse bërthamore, ndërsa ka në plan të ndërtojë deri në gjashtë nëndetëse SSN (ndryshe nga SSBNs, këto nuk janë të armatosur me raketa balistike bërthamore). Pakistani po ndjek me vëmenduje epërsinë e Indisë, ndërsa kohët e fundit ka ngritur një Shtab të Komandës së Forcës Detare Strategjike, me qëllimin e deklaruar të krijimit të një barriere mbrojtëse që në det. Kjo mund të përfshijë edhe nëndetëset bërthamore të furnizuara nga Kina. Disa shtete kanë krijuar një ‘treshe’ bërthamore, në mënyrë që të ketë aftësinë e goditjes së dytë.

Ndërsa një kapacitet i tillë i siguruar, mund të ndihmojë në stabilizimin e një marrëdhënie bërthamore, sipas një raporti të fundit Carnegie, duke patur parasysh dinamikën bërthamore Indi- Pakistan në fushën detare, mund të krijohet në fakt një paqëndrueshmëri më të madhe. Tek kjo çështje ka një përzierje të paqartë të aftësive konvencionale dhe bërthamore në det, duke përfshirë vendosjen e raketave bërthamore tek nëndetëset pakistaneze dhe raketat mbi anijet indiane. Pasiguria mbi atë nëse një platformë është duke bartur armë bërthamore, krijon rrezikun e një sulmi në tym por shumë përshkallëzues mbi aftësinë bërthamore të kundërshtarit.

Një tjetër shqetësim është se aftësitë bërthamore detare, mund ta ulin pragun tashmë të ulët bërthamor të Pakistanit. Islamabadi mund të joshet të kryejë demonstrimin e një sulmi bërthamor në det, duke besuar se nuk do të ketë përshkallëzim në tokë. Një problem tjetër, është prirja e Pakistanit për të deleguar autoritetin bërthamor ndaj komandantëve në terren, çka mund të krijojnë rreziqe të konsiderueshme në rast se komunikimet e nëndetëses ndërpriten.

Kina është gjithashtu një lojtar i madh në bërthamorizimin e Oqeanit Indian. Roli i saj në pajisjen e Pakistanit me armë bërthamore, është një faktor i madh në mosbesimin që karakterizon marrëdhënien e sigurisë Indi-Kinë. Në vitet ‘80, Kina furnizoi Pakistanin me projektet për ndërtimin e armëve bëthamore, së bashku me materialet e zbërthyeshme, dhe lehtësuar furnizimin e teknologjisë së raketave. Çdo lëvizje e mëtejshme nga Pekini, për të zhvilluar aftësinë detare bërthamore të Pakistanit, vetëm sa do të çimentojë perceptimet kërcënuese që India ka ndaj Kinës. Marrëdhënia bërthamore Indi-Kinë është në vetvete relativisht e paqëndrueshme dhe tashmë po zhvendoset në Oqeanin Indian. Kjo për shkak se bazat nukleare parandaluese bërthamore në tokë që ka India, aktualisht vuajnë nga mangësi të konsiderueshme gjeografike dhe teknologjike, në krahasim me Kinën. Kjo e fundit,

është në gjendje t’i vendosë raketat e saj bërthamore në territoret me një popullsi të paktë, pikërisht afër
kufirit me Indinë, duke siguruar mbulimin me raketave bërthamore të gjithë nënkontinentit.

Për krahasim, qendrat indiane të lëshimit të raketave, e kanë rrezen shumë të shkurtër, sa mezi mund të
arrijnë qendrat e mëdha të popullsisë në Kinë Lindore. Kjo i jep Indisë arsye të mira, për të zhvilluar aftësi, që garantojnë goditjen e dytë, përmes nëndetëseve SSBN, që potencialisht mund të dislokohen në Paqësorin Perëndimor. Përndryshe, India mund të vendosë SSBN e saj në një “bastion” të mirëmbrojtur në Gjirin e Bengalit, edhe pse kjo mund të kërkojë zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së raketave indiane.

Vitet e fundit ka patur një numër në rritje të zbulimit të nëndetëseve kineze në Oqeanin Indian, duke përfshirë edhe vendosjen e një SSN (nëndetëseve pa armë bërthamore) në Oqeanin e Indisë Perëndimore ndërmjet fundit të dhjetorit të shkuar dhe shkurtit të këtij vitit, formalisht si pjesë e operacioneve kineze kundër piraterisë. Sipas burimeve indiane, këto vendosje janë pjesë e ‘profilizimit’ hidrografik të rajonit, dhe ka të ngjarë të rriten në shpeshtësi.

Por Pekini ka më pak arsye për të vendosur SSBN e saj në Oqeanin Indian. Përkundrazi, ato do të mund të vendosen kryesisht në Paqësorin Perëndimor,

duke patur në shënjestër SHBA-në. Kjo mund të krijojë rreziqet e veta:zbulimi i një udhëtimi të pazakontë të një SSBN kineze në Oqeanin Indian, apo një SSBN Indiane në Paqësor, mund të shihet si një përshkallëzim në kohë i tensionit.

SHBA-ja gjithashtu ka një rol potencialisht të rëndësishëm, në lehtësimin e stabilitetit bërthamor në Oqeanin Indian. Në vitet ‘80, Uashingtoni ndihmoi në ndërtimin e objektit të vetëm që India ka për komunikimet me nëndetëset bërthamore, dhe SHBA mund të mbështesë përsëri aftësitë detare bërthamore të Indisë.

Ndërkaq mund edhe të jetë në interes të Uashingtonit të ndihmojë Pakistanin. Vendosja e lidhjeve të besueshme të komunikimit me nëndetëset bërthamore të Pakistanit do të mund për shembull të jetë jetik në stabilizimin dinamikës bërthamore Indi-Pakistan.

Pavarësisht shqetësimeve mbi konkurrencën e superfuqisë në Oqeanin Indian, gjatë gjysmës së dytë të Luftës së Ftohtë, pati një konkurrencë relativisht të pakët bërthamore në rajon. Rivaliteti bërthamor tre-palësh që ne do të shohim së shpejti në Oqeanin Indian, ka gjasa të jetë më i

paqëndrueshëm, dhe potencialisht shumë më i rrezikshëm. /“Interpreter”/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button