Bota

Harroni Piramidat, Sheshin Tahrir dhe Nilin. Egjipti do të ndërtojë një kryeqytet të ri

Screen Shot 2015-03-24 at 11.52.06 AMHarroni Piramidat, Sheshin Tahrir dhe Nilin. Egjipti është gati të “lëshojë” Kairon dhe të ndërtojë një kryeqytet të ri madhështor nëse realizohen planet e qeverisë. Pasi i ka ardhur në majë të hundës me ndotjen, trafikun dhe mbipopullimin, Egjipti po bëhet bashkë me një ndërtues në Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndërtuar një qytet në atë që mund të shndërrohet në një prej programeve infrastrukturorë më ambiciozë në botë.

Qyteti që ende nuk ka emër do të jetë shtëpia e afro 7 milionë njerëzve, shpallën të premten ndërtuesit dhe përfaqësues të qeverisë.

Kryeqyteti aktual, Kairo, ndërkohë që është i mbushur me histori dhe sharm, ka më shumë se 18 milion banorë dhe jetesa në qytet është shumë stresuese. Qeveria thotë se ideja është reduktimi i ngjeshjes në Kairo, që parashikohet të pësojë një dyfishim të popullsisë në dekadat e ardhshme.

Vendi i saktë nuk është bërë i ditur, por pritet që qyteti të ndërtohet në lindje të Kairos. Do të jetë më pranë Detit të Kuq – mes dy autostradave të mëdha – rrugëve të Suezit dhe Ain Sokhnas.

Ambiciet janë të mëdha. Përvec ambasadave dhe ndërtesave qeveritare, pritet të ndërtohet një aeroport më i madh se sa Heathrow i Londrës, impiante energjie diellore, 40 mijë dhoma hoteli, afro 2000 shkolla dhe 18 spitale – të gjitha të bashkuara mes tyre prej 6000 miljeve rrugë të reja.

Por nëse ëndrra është e madhe, fatura do të jetë edhe më e madhe. Kostoja totale pritet të arrijë 45 miliardë dollarë. CNN/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button