Kuriozitete

Hefestioni, hyjnizimi i mikut të Aleksandrit

Screen Shot 2015-06-24 at 23.48.59

I lindur në vitin 356 Para Krishtit, Hefestioni do të rritej dhe të bëhej njëri nga truprojat më të besuar të Aleksandrit të Madh, dhe shoku i tij më i dashur. Ai do të kujtohej si zëvendësi i Aleksandrit, shpesh duke u shfaqur përkrah tij përgjatë përparimit të ushtrisë së tij, në dukje pambarim, përmes botës. Ai vdiq në tetor 324 para Krishtit, pasi kishte pushtuar nga ethet, si dhe një sëmundje të ashpër, pas një nate dehje jashtë në qytet. Reagimi i Aleksandrit ishte pabesueshmërisht i drejtëpërdrejtë. Ai bëri që, doktori që dështoi ta shpëtonte shokun e tij të shpohej nga piketat e druve, ndaloi gjithë muzikën për një periudhë zie, shkurtoi flokët (dhe jelet dhe bishtat e gjithë kuajve të ushtrisë së tij), bëri flijime, dogji zjarre të shenjta, dhe deklaroi një periudhë të gjatë zie shteti.

Ai gjithashtu i dërgoi një kërkesë zyrtare Sivas, duke i kërkuar që Hefestioni të përjetësohej si një Zot. Përgjigja ishte e çuditshme, dhe është debatuar për një kohë të gjatë nëse jo-ja, ishte e pranueshme për Aleksandrin. Orakulli e refuzoi ta bënte Hefestionin një zot, por lejoi themelimin zyrtar të një kulti për ta adhuruar atë. Ai ishte një hero hyjnor, me shume sesa një zot. Eshtë sugjeruar se e gjitha kjo ishte sajesë. Ndërsa marrëdhënia e ngushtë e Aleksandrit me Hefestionin nuk debatohet, nuk është e sigurt nëse ai e bëri urdhërin për të hyjnizuar shokun e tij, për nderin e shokut të tij apo të çonte më tej urdhërin për t’u shpallur zot. Nëse shoku i tij e meritonte të hyjnizohej, sigurisht kështu do të bëhej dhe ai vetë. Pra marrja e statusit hyjnor nga ana e Hefestionit, dukej se hapte rrugën për shpalljen Zot të vetë Aleksandrit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button