Sport

Hejnkes: Reali të falënderojë Keilor Navasin

Edhe pse ishte i zhgënjyer për eleminimin e skuadrës së tij, traineri i Bajernit, Jup Hejnkes përgëzoi Keilor Navasin, portierin që i dha Realit kualifikimin.

Ekipi i kombëtares së Kosta Rikës bëri tetë pritje të pabesueshme dje, dhe ishte padyshim njeriu i ndeshjes.

“Reali mund të falënderojë Keilor Navasin, sepse ishte spektakolar dhe bëri disa pritje fantastike”, tha Hejnkes. “Nëse i sheh të dy ndeshjet, mendoj që ne ishim ekipi më i mirë, kështu që është zhgënjim që nuk shkojmë në finale. Skuadra ime luajti shumë mirë”.

Më tej, Hejnkes ka folur për ndeshjen. “Ishte e klasit botëror, por dëmtimet na prishën punë në ndeshjen e parë dhe na mungojnë pesë lojtarë. Sërish kisha besim të plotë tek të gjithë lojtarët e mi dhe nuk kërkoj justifikime. Sidoqoftë mendoj se futbolli nuk i ka dhënë këtij grupi lojtarësh shpërblimin që meritonin”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button