Sport

Heroi i Botërorit për Gjermaninë detyrohet të shkëputet nga futbolli

Mario Gëtce do të shkëputet nga fushat e futbollit për një periudhë të pacaktuar. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Borusias së Dortmundit ku luan 24-vjeçari, i cili me golin e tij i dhuroi Botërorin kombëtares gjermane në vitin 2014. Sipas klubit, futbollisti ka probleme me metabolizmin dhe prandaj duhet të riaftësohet plotësisht para se t’i kthehet regjimit sportiv.

Gjermania 2

“Jemi të lumtur që më në fund mësuam arsyet për shqetësimet e Marios”, tha drejtori sportiv Mikael Zork. “Jemi të bindur se ai do të sjellë më shumë cilësi në radhët tona me aftësitë e tij të jashtëzakonshme pas riaftësimit”.

“Aktualisht jam në procesin e trajtimit dhe do të bëj çdo gjë që kam në dorë për t’u kthyer në stërvitje sa më shpejt që të jetë e mundur, që të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat’, ishin fjalët e vetë Gëtces.

getce

Që nga transferimi i tij te Borusia Dortmund në verën e vitit 2016, kur u largua nga Bajerni, Gëtce ka luajtur vetëm 16 ndeshje me klubin duke shënuar 2 gola. /Panorama Sport

Leave a Reply

Back to top button