Magazine

Heshtja e Virgjëreshës, Dërdëllitjet e binjakëve, Pushteti i Akrepit, sëmundja e dashurisë e Peshqve… Këto janë dobësitë tuaja, sipas shenjave të Horoskopit

Screen Shot 2016-04-11 at 10.42.58

1.Virgjëresha: Të heshtur

Ata të shenjës së Virgjëreshës janë njerëz të heshtur, të mbërthyer në mendimet e tyre. Sado që vetëreflektues të jenë, para të tjerëve shfaqen si të druajtur, ose snobë. Ndonjëherë bisedat nuk mund të imponohen, por kur keni një gjë për të thënë, thuajeni! Mos mendoni shumë!

Screen Shot 2016-04-11 at 10.43.33

2. Luani: Të zhurmshëm

Ata të shenjës së Luanit marrin udhëheqjen, por kjo mund t’i bëjë të padurueshëm. Të padurueshëm dhe të zhurmshëm. Nuk është një kombinim shumë miqësor i tipareve. Ata të shenjës së Luanit duhet ta hedhin poshtë, përndryshe njerëzit do i largohen.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.43.58

3. Akrepi: Ndryshime humori

Ata të shenjës së Akrepit e ndryshojnë shpesh gjendjen e humorit, dhe pa paralajmërim, aq sa mund të mendosh se janë bipolarë. Kur një i Akrepit ndien që gjendja e humorit po i ndryshon, ata duhet që t’u bëjnë të ditur njerëzve që kanë përreth se cfarë ndiejnë dhe përse. Në këtë mënyrë, miqtë dhe familjarët nuk do të tronditen prej shpërthimeve të tyre.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.44.26

4. Binjakët: Dërdëllitës

Binjakët janë personalitete të qeshur, por nuk pushojnë kurrë së foluri. Atyre u pëlqen të flasin dhe të dëgjojnë zërin e tyre, edhe atëherë kur ai zë nuk thotë asgjë. Binjakët duhet të mësojnë se si të dëgjojnë, sepse krijimi i bisedave bën miq, por dëgjimi i ruan ata.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.44.47

5. Demi: Optimistë

Optimizmi është një tipar shumë i bukur… kur je fëmijë! Demi duhet të mësojë të pushojë së besuari (apo të bëri sikur) se të gjitha gjërat janë të mrekullueshme, dhe të fillojë të bëhet real. Ndërkohë që ata të shenjës së Demit ndjekin flutura, ata humbasin marrëdhëniet dhe miqësitë e vërteta.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.45.21

6. Dashi: Impulsivë

Ata të shenjës së Dashit janë të lindur për të bërë gjëra. Ata mund të marrin cdo projekt apo aventurë, dhe të argëtohen duke e realizuar sfidën. Nuk janë të mirë për të dëgjuar, folur, apo krijuar lidhje emocionale. Në vend që të shpërqëndrohen me gjërat që bëjnë, ndoshta ata të Dashit duhet të ulen dhe të komunikojnë atë që ndodh brenda kokës së tyre.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.45.49

7. Peshqit: Të sëmurë nga dashuria

Kur bien në dashuri, ata të shenjës së Peshqve bien fort. Dhe kur merr fund një dashuri, ata bien edhe më fort. Duhet të mësojnë të kanalizojnë dhimbjen e tyre emocionale në dicka më produktive. Eshtë një mënyrë shumë e mirë për t’u mbrojtur nga rreziku i zemërthyerjes së tepruar.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.46.13

8: Ujori: Ekscentrikë

Ata të Ujorit janë njerë unikë që pëlqejnë dëfrimin. Ata duan gjithcka të jetës dhe i marrin gjërat seriozisht (dhe në duart e tyre). Nuk ka nevojë të ndryshoni, por ndonjëherë duhet të mësoni të përshtateni. Nëse dikush nuk mundet t’ju marrë seriozisht, i gjithë pasioni juaj mund të shkojë dëm.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.46.56

9. Bricjapi: “Qen” i punës

Fatkeqësisht, ata të shenjës së Bricjapit e kanë të vështirë ekuilibrimin. Kur vjen fjala tek puna dhe loja, puna fiton gjithmonë, dhe ka prirjen që t’i shoqërojë edhe në shtëpi. Njerëzit përreth tyre ndonjëherë irritohen, sepse cili është kuptimi i të punuarit kaq shumë, pa u argëtuar?

Screen Shot 2016-04-11 at 10.47.27

10. Shigjetari: Në ajër

Atyre të Shigjetarit u pëlqen të jenë të shkujdesur. Janë personalitete argëtues, por njerëzit përreth tyre nuk rrijnë gjatë sepse ata duket se nuk zënë vend. Sigurisht, të qënurit i parashikueshëm është e tepruar, por të gjithë e duan sigurinë. Nuk mund të jenë gjithmonë si ciganët.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.47.50

Akrepi: Pushtet

Ata të shenjës së Akrepit pëlqejnë shumë pushtetin. Abuzimi me atë pushtet u vjen kollaj. Kjo dhe arroganca që kanë i bën të prirur për veprimtari kriminale. Bëni një hap prapa, dhe mendoni me të vërtetë për vendimet që merrni. Ju nuk keni superfuqi.

Screen Shot 2016-04-11 at 10.48.19

Peshorja: Vetmitarë

Një dobësi e Peshores është pavarësia. Tingëllon si pikë e fortë, apo jo? Në fakt Peshoret e teprojnë shumë me dëshirën për të qenë vetëm, më mirë se të humbasin kohë apo të lëndohen. Punoni për shembjen e atyre mureve dhe do të gjeni lumturinë e vërtetë./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button