Bota

Hilari Klinton: Nëse zgjidhem presidente, do të zbuloj sekretet e “Zonës 51”

zona 51

Hilari Klinton ka premtuar të hapë dosjen e zonës misterioze 51, si dhe të ekspozojë sa më shumë që të jetë e mundur, se çfarë ka atje. Kandidatja presidenciale tha për shfaqjen e Jimmy Kimmel se do të kalojë dosjet e bazës ushtarake super të fshehtë të SHBA dhe do të ekspozojë gjithçka që nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Komentet e saj erdhën pasi moderatori Kimmel tha se nëse ai zgjidhej president, veprimi i parë që do të bënte do të ishte të shihte dosjet e Zonës 51. Ai i tha se kish folur me Bill Klintonin për këtë gjë dhe se ish presidenti i kish thënë që i kishin parë, dhe nuk kishin gjetur asgjë interesante.

“Do ta bëj sërish”, tha Hilari. “Do t’i hyjmë sërish atyre dosjeve dhe do të bëjmë publike sa më shumë që të mundemi. Nëse nuk ka asgjë, atëherë do u themi njerëzve që nuk ka asgjë”.

Më tej Klinton tha se do të ekspozonte gjithçka që do të gjente – alienë apo jo. “Nëse ka diçka atje, dhe nukë shtë rrezik për sigurinë kombëtare, do ta ekspozojmë”, tha Hilari Klinton./bota.al

Leave a Reply

Back to top button