Ndryshe nga mënyra si po paraqitet në fushatë, Hillary duhet të jetë kandidatja e preferuar e bankave dhe pushteteve të fortë. E kush do ta kishte menduar?
Dje, gazetat në mbarë botën janë marrë me frazat – shumë vulgare – të thëna njëmbëdhjetë vjet më parë nga Donald Trumpi. Fraza të vjetra, të cilave Uashington Post u ka hequr pluhurin, sepse në këto “zgjedhje presidenciale të çmendura” çdo gjë është e lejuar, për të eleminuar mediatikisht kundërshtarin. Gjithashtu dje doli një lajm interesant, këtë herë për kandidaten demokrate.
Wikileaks ka publikuar emaile të tjera të Hillary Clintonit, të cilat ajo ia dërgonte John Podestas, spin doctor-i i kandidates demokrate. Emaile të rëndësishme, që dëshmojnë – është vetë kandidatja që e rrëfen – shkëputjen totale të Hillary Clintonit nga populli amerikan dhe afërsinë e saj me Goldman Sachs, Morgan Stanley, Deutsche Bank dhe korporatat e mëdha të SHBA …