“Hillary Clinton është duke mbrojtur me të vërtetë gratë?” Eshtë ky provokimi që Trumpi ka nxjerrë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një filmim të shkurtër që përmban zërat e dy grave, Juanita Broaddrick dhe kathleen Willey. Këto të fundit kanë akuzuar ish presidentin e SHBA, Bill Clinton, bashkëshort i Hillary Clintonit, për ngacmime seksuale. “Filloi të më kafshojë buzën e sipërme – thotë njëra prej tyre, ndërkohë që shfaqen pamjet e Clintonit në Shtëpinë e Bardhë – dhe u përpoqa të largohem prej tij”.
Reklama 20-sekondëshe shfaq zërin e Broaddrick teksa rrëfen disa prej detajeve të tmerrshëm të takimit të saj në vitin 1978, me Prokurorin e Përgjithshëm të Arkansasit në atë kohë, Bill Clinton. Zëri është marrë nga një intervistë e vitit 1999, në emisionin “Dateline”.
Përvecse akuzon Bill Clintonin për ngacmime seksuale, Broaddrick pretendon se Hillary ndihmoi bashkëshortin e saj, duke u përpjekur që ta bëjë të heshtë, “Unë isha 35 vjec kur Bill Clinton, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm i Arkansasit, më përdhunoi dhe Hillary u përpoq të më bëjë të hesht. Tani jam 73… kjo gjë nuk ikën kurrë”. / bota.al
https://www.youtube.com/watch?v=yqYWJnavEu8