Bota

Hillary: Trumpi të zbulojë lidhjet filoruse

Screen Shot 2016-08-15 at 14.32.44Fushata zgjedhore e Donald Trumpit duhet të bëjë publike të gjitha lidhjet e saj pro-ruse: e ka kërkuar sot menaxheri i fushatës së Hillary Clintonit, duke komentuar një artikull në The New York Times, sipas të cilit Paul Manafort – kreu i fushatës së manjatit të pasurive të patundshme – ka marrë, nga 2007 deri në 2012, një total prej 12.7 milion dollarësh (11,4 milionë euro) nga partia pro-ruse e ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, në këmbim të konsulencës.

Ndërkohë, avokati i Manafort ka mohuar se ka pasur ndonjëherë ndonjë pagese të klientit të tij: “Është e vështirë të besosh çdo lloj deklarate të këtij lloji, e bërë për shpifje ndaj dikujt, kur nuk ka ndonjë provë, dhe ne e mohojmë që të ketë patur ndonjëherë, ndonjë provë”, tha avokati, Richard Hibey./bota.al

Leave a Reply

Back to top button