Në Kombet e Bashkuara nuk mungojnë problemet, por për t’i denoncuar ato duhet kurajo
“Kur makina shkatërruese e Kombeve të Bashkuara vihet në lëvizje, ka marrë fund”. Ai që e pohon këtë është një punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfunduar në bangën e të akuzuarve pse ka denoncuar abuzimet me postin e eprorit të tij. Të gjitha funksionarët që kanë pasur idenë e mbrapshtë e denoncimit të parimeve të Kombeve të Bashkuara janë dakord mbi një pikë: është shumë e rrezikshme të vihesh kundër një organizate e cila, edhe pse shpalos flamurin e të drejtave të njeriut, disponon një arsenal të pafundëm masash hakmarrjeje kundër kujtdo që guxon ta sfidojë. “Duhet të kesh nerva çeliku për të përballuar një makinë të tillë si ajo e Kombeve të Bashkuara”, pranon një diplomat.
Por çfarë kalon nëpër kokën e atij që vendos të denoncojë episode dhe fakte i të cilave ka qenë dëshmitar dhe që i konsideron të kundërta me rregullat e organizatës? Si bëhesh urith që filtron jashtë informacione dhe denoncime?
[real3dflipbook id=”885″] |