Enciklopedike

Historia e bujshme e zhdukjes së papritur të Agata Kristit, shkrimtares që harroi gjithçka

Në vitin 1926, pas vdekjes së nënës dhe kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj, shkrimtarja britanike u bë protagoniste e një “historie të verdhë”, të denjë për penën e saj. Ajo u zhduk nga shtëpia për 11 ditë, duke u endur në një gjendje amnezie, dhe më pas u gjet 320 km larg nga vendi kishte lënë makinën, në një hotel ku ishte regjistruar me emrin e të dashurës së partnerit. Kur u gjet ajo nuk mbante mend asgjë për burrin e saj, veten dhe çfarë kishte ndodhur. Një studim i vitit 2003 konkludoi që Christie kishte një gjendje të amnezisë psikike, pra një humbje kujtese të shkaktuar nga tronditja emocionale. Por njerëzit dashakeqë gjithmonë kanë argumentuar se ishte një sajesë për publicitet, ose një mënyrë për të bërë të shoqin të shihej si fajtor për një vrasje të mundshme të bashkëshortes. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button