Bota

Historia e gjatë e trafiqeve të naftës. Dhe një lojë në gjithë fushën, me të tjera surpriza

Screen Shot 2015-12-02 at 23.09.17

Përgjigja asimetrike nga Moska, pas rrëzimit të avionit të saj bombardues nga ana e turqve po zhvillohet në disa nivele. Me lëvizje ushtarake, ekonomike dhe propagandistike, të favorizuara edhe prej qasjes së paqartë që ka patur Ankaraja në këta vite. Erdogani është akuzuar edhe nga perëndimorët, se ka bërë shumë pak për të ndalur fluksin e xhihadistëve dhe që ka treguar tolerancë kundrejt Kalifit. Historia e trafikut të naftës mes ISIS dhe turqve është vetëm një kunj. Prej kohësh dihen rrugë të caktuara të naftës, dhe disa prej tyre mbërrijnë pikërisht në Turqi. Nuk është gjë e re. Eshtë një biznes që përfshin, nga fshatra të vegjël, deri në organizata të strukturuara. Cështja është që në rajon dhe në vendet fqinjë, janë të shumtë ata që fitojnë para me këtë lloj kontrabande. Dhe është provuar që edhe regjimi i Assadit, përmes ndërmjetësve, ruan marrëdhënie me Shtetin Islamik: besnikët e tij blejnë gaz, naftë dhe energji elektrike. Sa për faktin që koalicioni nuk godet çisternat, ky është një zbulim vetëm i pjesshëm.

Në javët e fundit, SHBA dhe Franca kanë shkatërruar qindra kamionë të përdorur nga Kalifi për të eksportuar naftë (ka edhe filmime). Më parë ka patur një lloj kujdesi pasi sektori përfshin jo vetëm militantë, por edhe mjedise jo të lidhur ngushtë me xhihadistët. Mijëra persona jetojnë falë kësaj. Aspekti tjetër ka të bëjë me aksionin ushtarak të rusëve kundër rebelëve turkmenë në veri të Sirisë. Prej ditësh, avionët Sukhoi kanë vënë në shënjestër këto formacine të sponsorizuara nga Ankaraja: janë të njëjtët kryengritës, përgjegjës për vrasjen en jërit prej pilotëve të rrëzuar. Eshtë pra një raprezalje e Moskës, por me pasoja shumë të gjera, duke qenë se Kremlini (me Assadin) përpiqet t’i kundërvihet projektit turk, për të krijuar një rrip sigurie në rajonin kufitar. Nuk është rastësi që në këto orë ka përleshje të ashpra mes kurdëve të YPG dhe fraksioneve të rebelëve në veri të Aleppos. Të parët, armiq të Ankarasë, gëzojnë mbështetjen e aviacionit rus. Pra është një lojë në të gjithë fushën, që do të rezervojë surpriza të tjera./Guido Olimpio – Corriere della Sera

Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button