Bota

Historia e Robert Mugabes, heroit afrikan që u bë diktator patetik

Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë. Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute …

Nga Bernard Guetta

Robert Mugabe është 93 vjeç. E mori pushtetin kur ishte dhe 37. Më 16 nëntor, megjithatë, edhe pse nuk u rrëzua zyrtarisht nga frika e reagimeve të pjesës tjetër të Afrikës, ku grushtet e shtetit nuk janë më të mirëpritur, ushtria ka marrë kontrollin e vendit, për të dëbuar “kriminelët” përreth Presidenti i Zimbabve.

Qëllimi i gjeneralëve është në të vërtetë më i kufizuar. Ushtria dëshiron të godasë Grace Mugaben, bashkëshorten e presidentit, një grua e zgjuar 52 vjeçare, me nofkën “blerësja e parë”, “Gucci Grace” ose thjesht “DisGrace (turpi)“. Grace kishte planifikuar të zinte vendin e burrit të saj, duke e bindur që të largonte zëvendëspresident, i cili do të duhej ta pasonte kur të vinte koha.

Për ushtrinë ishte sulmi i fundit që mund të durohej.

Të bardhët kundër zezakëve

Eshtë një spektakël patetik, fundosja e ngadaltë dhe e dhimbshme, e një njeriu që për shumë kohë ka qenë heroi i Afrikës, i duartrokitur dhe nderuar në botë, pothuaj aq sa Nelson Mandela.

Zimbabve është ish Rodezia, kolonia britanike me bujqësi të lulëzuar të cilës, pronarët e tokave, të bardhë, i kishin shpallur pavarësinë në vitin 1965, për të ruajtur më pas kontrollin e vendit kundër shumicës me ngjyrë. Nën udhëheqjen e njërit prej tyre, Ian Smith, të bardhët rodezianë shpresonin t’i rezistonin lëvizjes së dekolonizimit, duke e shfrytëzuar për të nxjerrë fitime.

Nuk ishte më fuqia kundër kolonisë, por ishte një përplasje më e drejtpërdrejtë, të bardhët kundër zezakëve, në një betejë në të cilën Londra mori anën e shumicës me ngjyrë. Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë.

Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, dhe ky njeri i mençur përfundoi duke humbur mendjen. Mugabe u bë diktator. Kur një udhëheqës sindikalist me ngjyrë, Morgan Tsvangirai, u bë aleat me pronarët e mëdhenj të bardhë për t’iu kundërvënë në zgjedhje, Mugabe shpronësoi fabrikat e të bardhëve dhe shtypi brutalisht kundërshtarët e tij politikë dhe sindikalistë.

“Jua kisha thënë”, komentoi Ian Smith. Në vitin 1965 kishte të drejtë, por 15 vjet më vonë, Zimbave nisi zbritjen e saj drejt ferit. Deri në këtë grusht shteti, që refuzon të quhet i tillë. / Burimi: France Inter – Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button