Shendeti

Historia magjepsëse e placebos

Nga Jeremy Howick 

Për të kuruar dhimbjen e kokës, Platoni rekomandonte:një gjethe të caktuar, por ilaçi duhet dhënë me një magji të caktuar; dhe nëse magjia shqiptohet mirë në momentin e dhënies, kura e bën atë të shërohet në mënyrë të përsosur; por pa magji gjethet nuk janë efektive”.

Sot, ne do t`a quanim placebo “magjinë” e Platonit. Placebot ekzistojnë prej mijëra vjetësh, dhe janë kurat më të studiuara në historinë e mjekësisë.

Termi “placebo”, siç përdoret në mjekësi, u përdor për herë të parë në përkthimin e Biblës nga Shën Jeronimi në latinisht në shekullin IV. Vargu 9 i Psalmit 114 thotë:Placebo Domino in region vivorum . “Placebo” do të thotë “Unë do të kënaqem”, dhe vargu:”Unë do t’i pëlqej Zotit në tokën e të gjallëve”.

Disa historianë thonë se përkthimi nuk është shumë i saktë. Transliterimi hebraik është iset’halekh liphnay Adonai b’artzot hakhayim , që do të thotë:“Unë do të eci në praninë e Zotit në tokën e të gjallëve”. Ashtu si sot edhe në atë kohë familjet që ishin në zi, organizonin një pritje për ata që merrnin pjesë në varrimin e familjarit të tyre.

Ata që ishin të afërm të ndjerit këndonin “placebo” para se të hanin diçka. Në shekullin XVIII, termi “placebo” hyri në fushën e mjekësisë kur u përdor për të përshkruar një mjek. Në librin e tij të vitit 1763, Dr.Pirs përshkruan vizitën tek një mikeshë tek një zonjë që dergjej në shtrat për shkak të sëmundjes.

Dr.Placebo kishte flokë kaçurrela shumë të gjatë, ishte elegant dhe e përgatiti me kujdes ilaçin e tij pranë shtratit të pacientes. Kur Dr.Pirs e pyet mikeshën e tij si ndihet, ajo përgjigjet:“E pastër dhe e aftë. Miku im i vjetër, doktori, po më trajton me disa nga pikat e  tij të mira”.

Pirs duket se lë të kuptohet se çdo efekt pozitiv që ka pasur Dr.Placebo, është më shumë për shkak të sjelljeve të tij pranë shtratit të së sëmurës, se sa për përmbajtjen aktuale të atyre pikave. Përfundimisht, termi “placebo”nisi të përdorej për të përshkruar trajtimet mjekësore.

Mjeku obstetër skocez Uilian Smelli (viti 1752), ishte i pari që e përdori termin “placebo” për të përshkruar trajtimin mjekësor. Në fundin e shekullit XVIII mjeku amerikan Elisha Perkins, krijoi 2 shufra metalike, të cilat ai pretendonte se largonin nga trupi i njeriut atë që ai e quante“lëng patogjen elektrik”.

Ai madje u pajis në vitin 1796 me patentën e parë mjekësore të lëshuar sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Shufrat u bënë shumë të famshme për kohën, dhe thuhet se ato i bleu edhe presidenti i kohës Xhorxh Uashington. Pak më vonë mjeku Xhon Hejgart provoi me anë të një eksperimenti se ato nuk kishin asnjë efekt në vetvete, por gjithsesi kishin çuditërisht efekt për shkak të besimit që nxisnin tek të sëmurët.

Nga mesi i shekullit XX-të, testet klinike të kontrolluara përmes placebove, ishin shumë të përhapura. Mjeku Henri shërbente në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur ishte në frontin e Italisë së Jugut, rezervat e morfinës nisën të pakësoheshin.

Në atë moment Besher pa diçka që e befasoi. Para një operacioni kirurgjikal, një infermiere i injektoi një ushtari ujë të kripur në vend të morfinës. Duke menduar se ishte morfinë, ushtari dukej se nuk ndjente dhimbje. Pas luftës, ai ishte pjesëtar i shumë studimeve të kontrolluara me placebo.

Ai arriti në përfundimin, se të paktën 35 për qind të simptomave të pacientëve lehtësoheshin vetëm nga placebo. Në vitin 1955, ai botoi studimin e tij “Fuqia e placebos”.Por në vitet 1990, disa studiues vunë në dyshim vlerësimet e Besher, bazuar në faktin se njerëzit që u përmirësuan pasi morën placebo, mund të ishin shëruar edhe pa e marrë atë. Për të kontrolluar nëse placebo i bën njerëzit të ndihen më mirë, duhet t`a krahasojmë atë me njerëzit që nuk i janë nënshtruar një trajtimi të tillë.

Provat klinike të kontrolluara me placebo janë kryer kohët e fundit. Dhe një përmbledhje e mbi 50 testeve kirurgjikale të kontrolluara me placebo, zbuloi se operacioni placebo ishte po aq i mirë sa operacioni real në më shumë se gjysmën e provave. Madje është zbuluar se një placebo mund të funksionojë, edhe nëse një pacient nuk beson se është një kurë “e vërtetë”. Dhe kjo quhet “placebo e sinqertë”.  / Marrë me shkurtime nga Business Insider

Back to top button
Close
Close