Speciale

Historia tregon se ateizmi është po aq i natyrshëm tek njerëzit sa edhe feja

 

Njerëzit në botën e lashtë nuk ka besuar gjithnjë tek zotat, sugjeron një studim i ri – duke hedhur kësisoj dyshime mbi idenë se besimi fetar është një “normë” për njerëzit. Shoqëritë e hershme ishin shumë më të afta që të përmbanin edhe ateizmin brenda spektrit të asaj që konsiderohej normale

ateizmi

Nga Tim Whitmarsh

“Cambridge”

Pavarësisht se janë lënë në hije nga pjesë të mëdha të historisë, ateistët lulëzuan që në shoqëritë politeiste të botës së lashtë – duke ngritur dyshime të konsiderueshme në lidhje me pretendimet, se njerëzit janë realisht të “pritur” drejt feve – sugjeron një studim i ri. Pretendimi qëndron në thelb të një libri të ri nga Tim Uajtmarsh, Profesor i Kulturës Greke dhe anëtar i Kolegjin të Shën Gjonit në Universitetin e Kembrixhit, i titulluar “Lufta kundër Zotave”

Në të, ai sugjeron se ateizmi – që është parë zakonisht si një fenomen modern – nuk ishte vetëm i zakonshëm në Greqinë e Lashtë dhe Romën e para-krishterë, por ndoshta ka lulëzuar më shumë në ato shoqëri, sesa në shumicën e qytetërimeve moderne…

[real3dflipbook id=”976″]

 

Leave a Reply

Back to top button