Analiza

Historia tregon se mund të shkaktojë një reaksion zinxhir të rrezikshëm

avio 3Nëse do i referohemi historisë, atëherë mund të themi se rrëzimi i MH17 mbi Ukrainën lindore mund të shkaktojë një reaksion zinxhir të rrezikshëm. Në vitin 1988, kapiteni i USS Vincennes, një anije ushtarake amerikane që patrullonte në Gjirin Persik, goditi një avion iranian pasagjerësh që po fluturonte drejt Dubait. Sulmi – që shkaktoi vdekjen e pothuajse 300 vetëve në bord – shkaktoi një shpërthim zemërimi në nivel nërkombëtar. Irani e përshkroi si një “masakër barbare” dhe u betua “se do të hakmerremi për gjakun e martirëve tanë”.

Zyrtarët amerikanë deklaruan në atë kohë se pilotët e avionit i ishin shmangur kursit normal të fluturimit dhe kishin injoruar paralajmërimet e përsëritur në radio.

Sulmi pati pasoja të rënda. Pothuajse gjashtë muaj më vonë, terroristët vendosën një bombë në avionin e Pan Am, i cili shpërtheu mbi Lockerbie, duke shkaktuar vdekjen e 270 vetëve. Më vonë, për vendosjen e bombës u dënua një agjent libian. Megjithatë, pati shumë spekulime se sulmi u planifikua në fakt nga iranianët, si hakmarrje ndaj katastrofës së gjashtë muajve më herët.

Tragjedia e Malaysia Airlines solli edhe kujtime të një aksidenti ajror të epokës sovjetike. Në shtator 1983, Korean Airlines KAL 007 po i afrohej fundit të udhëtimit të tij mbi gadishullin e Kamchatkas, në jug të bregut rus të Paqësorit, kur tërhoqi vëmendjen e një radari sovjetik. Pilotët nuk e kishin kuptuar se ishin zhvendosur dhe po fluturonin mbi një zonë që mbante disa prej bazave ushtarake më delikate të BS. Avionë gjuajtës rusë u ngritën menjëherë në ajër dhepilotët u përpoqën të hynin në kontakt me pilotin e Boeingut 747. Pasi nuk morën përgjigje – dhe duke qenë se avioni i pasagjerëve kishte dalë shumë nga kursi – një prej avionëve lëshoi një raketë që “nuhat” nxehtësinë, duke e rrëzuar avionin në Detin e Japonisë. Të 269 pasagjerët gjetën vdekjen.

Një hetim i mëvonshëm konkludoi se pilotët kishin dalë nga kursi normal për shkak të një defekti në një pajisje që nuk ishte vënë re nga pilotët.

Pati gjithashtu shumë konfuzion sepse Boeingu 747 ngjante shumë me avionët e survejimit që përdorte ushtria amerikane përgjatë brigjeve sovjetike. Duke parë që ishte natë, pilotët rusë nuk kishin mundur ta identifikonin si avion civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close