Bota

Historiani matematicien: Shoqëria mund të pësojë kolaps, brenda një dekade

Fundi i botës ashtu si e njohim mund të jetë pranë – ndoshta pas disa vitesh, sipas një shkencëtari që përdor modele historike dhe matematikore për të parashikuar ngjarjet.

Peter Turchin, profesor në Universitetin e Konektikatit, në departamentin e ekologjisë dhe biologjisë evolucionare, paralajmëron në një artikull të botuar këtë javë se shoqëria mund të rrezikojë shpërthimin brenda një dekade, për shkak të trzirave sociale në rritje.

Dhe jo, një apokalips mund të mos jetë domosdoshmërisht faji i presidentit Trump – nëonse Turchin shkruan se e sheh zgjedhjen e biznesmenit si një konfirmim që “tendencat negative po përshpejtohen”. Fushata e Trumpit shënoi një “kolaps të paprecedentë të normave sociale që qeverisin diskursin e qytetëruar”.

“Duhet të presim shumë vite trazira politike, që do e arrijnë kulmin në vitin 2020”, shkruan ai.

“Ky është një parashikim i bazuar në shencë, dhe jo një profeci. Bazohet në shkcenca sociale”.

Profesori ka identifikuar 40 faktorë në shoqëri, që arritën nëj pikë kthese në vitet 1970. Ata përfshijnë aspekte si pabarazia në pasuri, rënia e mirëqenies, rritja e fragmentimit politik dhe mosfunksionimi qeveritar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button