Skënderbeu i Korçës ka arritur një kualifikim historik, duke kaluar turin e katërt të Europa League dhe tashmë e gjen veten në fazën e grupeve. Skuadra e trainerit Ilir Daja ka marrë një barazim të vuajtur përballë kroatëve të DInamos së Zagrebit, në një ndeshje e cila u vështirësua edhe për shkak të daljes me karton të kuq të mesfushorit Nimaga, gjë që bëri që Skënderbeu të luante me dhjetë vetë për më shumë se 20 minuta.
Korçarët kanë arritur të rezistojnë deri në fund të ndeshjes pa pësuar, megjithë presionin e kroatëve, dhe tashmë e gjejnë veten me një kualifikim historik, ndërkohë që thyejnë dhe rekord, duke qenë i pari ekip shqiptar që kalon katër ture të kupave të Europës. /Bota.al