Kuriozitete

Hoia Baciu në Transilvani. Ngjarjet e pyllit më misterioz në botë

Screen Shot 2015-04-28 at 12.11.21

I besuar të jetë pylli më misterioz i botës, Hoia Baciu në Transilvani besohet të  jetë vendi i rrëfimeve më të pashpjegueshëm. Nuk ndihmon për të ofruar shpjegim as fakti që pemët janë të përkulura dhe të shtrembëruara në mënyra në dukje të panatyrshme, duke i dhënë pyllit një pamje prej filmash horror. Shumë vizitorë të Hoia Baciu janë rikthyer të tmerruar nga udhëtimi i tyre, duke pretenduar se në trupat e tyre janë shfaqur shenja djegieje dhe plagësh, pa ndonjë arsye. Disa madje pretendojnë se u kanë “shpëtuar” disa orë gjatë eksplorimit të pemëve të frikshme. Ata nuk kanë asnjë shpjegim për atë që mund të ketë ndodhur gjatë “orëve të humbura”. Shumë njerëz janë vërtetë të bindur se përreth pyllit ka patur dukje fantazmash, dhe vendasit refuzojnë të vënë këmbë në pyll. Sidomos, që kur nisën të qarkullojnë zëra për koka njerëzish dhe zëra që vijnë nga errësira.

Gjithcka duket se ka nisur në vitin 1968 kur Alexandru Sift bëri një fotografi brenda pyllit, të asaj që shumëkush vazhdon të besojë se ka qenë UFO. Një tjetër histori flet për një bari që po ecte nëpër pyll me 200 dele. Ai dhe kopeja e tij nuk u panë më kurrë. Kërkimet në vazhdim për fantazma nuk kanë ofruar asnjë shpjegim për rrëfimet e cuditshëm të asaj që ndodh aty, por ekspertët e paranormales ende nuk heqin dorë kur vjen fjala tek Hoia Baciu. Duan të shpjegojnë para botës sekretet e tij të frikshëm. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button