Ndërsa partia islamofobe anti-euro e ekstremit të djathtë e Geert Wildersit ecën mirë në sondazhe në Holandë, në kuadër të zgjedhjeve të 15 marsit, ai që e sfidon është një grup i vogël politik, ‘Denk’ (‘Mendo’), i pari në këtë vend që është themeluar nga emigrantët me origjinë turke. Lajmi përcillet nga disa media holandeze. Qëllimi i “Denk” është që të kundërshtojë atë që e quan “racizëm institucional”, por kritikët thonë se taktikat e tyre nuk ndryshojnë shumë nga ato të Wildersit, duke nxitur konflikte sociale në vend. Denk në fakt promovohet si një lloj përgjigje ndaj Partisë së Lirisë (PVV), dhe është themeluar në vitin 2014 nga dy deputetë, Tunahan Kuzu dhe Selcuk Ozturk, që ishin larguar nga Partia Socialiste, pikërisht për shkak të një grindjeje në lidhje me politikat e migrimit. Kuzu bëri lajm vitin e kaluar për refuzimin, në emër të Palestinës, që të shtrëngonte duart me liderin izraelit, Benjamin Netanyahu, kur ky vizitoi Holandën. /bota.al
1 minute read