Autoritetet shëndetësore hollandeze nuk raportuan vdekje të reja brenda natës, si rezultat i pandemisë për herë të parë që nga fillimi i marsit.
Zyrtarisht, Hollanda ka raportuar 49.658 raste të infeksionit, me 69 persona të testuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Në total 6,090 njerëz kanë vdekur.
“Nuk ka asnjë raport për vdekje”, tha Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik (RIVM) në faqen e tij të internetit./bota.al/