DASHI:
Duke parë yjet për 2019, Saturni do jetë disonant. Ndoshta deir në pranverë do jeni të përfshirë në punë jo të thjeshta për t’u menaxhuar. Por Jupiteri është në aspekt pozitiv dhe kjo sjell entuziasëm, dashuri dhe bollëk. Nëse ka ndonjë tension në dashuri, apo dikush duhet t’ju japë përgjigje, mos i shtyni në kohë. Nëse jeni vetëm, pranoni ftesa dhe festa, në këtë periudhë mund të kontaktoni me njerëz të vlefshëm. Shmangni stresin e tepërt dhe lejojini vetes edhe momente relaksi total.
DEMI:
Nuk ka lajm të mirë për ata që duan të bien në dashuri, qielli ende nuk është i favorshëm. Kush është vetëm ose sapo është ndarë, ngurron të bëjë takime të reja. Ndoshta nuk është as faji i fatit, por është vetëm qëndrimi juaj mbrojtës. Ata që kanë një histori që ka shkuar për disa kohë duhet të kërkojnë siguri të mëtejshme. Është e këshillueshme të gjeni një hapësirë për një pushim, në mënyrë të tillë që të rizbuloni pak intimitetin. Saturni është i favorshëm dhe do të ketë mundësi të mira pune, por edhe shpenzime që mund të përfshijnë ristrukturimin ose ndryshimin e vendndodhjes.
BINJAKET:
Momentet stresuese do të vazhdojnë të jenë të mundshme të premten. Dikush do të pyesë veten nëse ka bërë diçka të gabuar gjatë periudhës së fundit. Jupiteri në opozitë gjithashtu mund të kërkojë kontrolle të mëtejshme lidhur me situatën e punës. Do të ketë konfirmime të mira nga këndvështrimi i dashamirësisë. Do të ketë mundësi që dikush të kthehet nga e kaluara, por të shmangë historitë që nuk kanë më arsye për të ekzistuar.
GAFORRJA:
Në fundjavë mund të flisni sinqerisht, sepse kohët e fundit jeni të padeshifrueshëm sa i përket emocioneve. Dikush është ndjerë i vënë në provë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të rëndësishme për marrëdhëniet me të tjerët. Ka polemika. Ndoshta deri të dielën mund të ngrini shumë edhe zërin. Por bëni kujdes, sepse rrezikoni të prishni një marrëdhënie me dikë, edhe sentimental. Matini fjalët.
LUANI:
Në dhjetor do të keni nervozizëm sidomos ju që keni probleme në dashuri, apo vini nga një ndarje, ose duhet të sqaroni çështje që lidhen me paratë, fëmijët apo shtëpinë. Por mos u demoralizoni sepse mundësitë e fitores ekzistojnë. Shpresa është që periudha problematike e përjetuar gjatë verës tashmë është lënë pas. Dikush mund të mendojë që ka ndërmarrë një rrugë të gabuar dhe si pasojë do të dojë të ndryshojë. Kush ka eksperiencë tashmë mund të marrë telefonata apo emërime.
VIRGJERESHA:
E premtja do të jetë ende një ditë e rëndë duke marrë parasysh aspektin fizik. Dikush ka përjetuar ndonjë shqetësim që prej të mërkurës ose ndihet i lodhur. Megjithatë, muzika do të ndryshojë të shtunën dhe të dielën, të cilat do të jenë edhe më mirë. Këshilla është që gjërat të bëhen me qetësi. Në orët e ardhshme mund të ketë një zgjim të përgjithshëm të emocioneve dhe ndjenjave. Kohët e fundit, në fakt, dashuria nuk ka munguar plotësisht, por ka pasur përparësi të tjera, megjithatë, të një natyre financiare apo biznesi.
PESHORJA:
Shpesh keni për të ngritur zërin gjatë fundjavës ose duhet të llogaritni veprimet tuaja për dikë që është pak i bezdisshëm. Mundohuni të ecni përpara me kujdes. Të shtunën dhe të dielën mund të ketë tensione. Ata që punojnë në fundjavë mund të grinden me ata që pengojnë një projekt, duke e ditur se kanë të drejtë. Do të ketë pak lodhje, por nga e hëna do të rekuperoni.
SHIGJETARI:
Në fundjavë do të ketë emocione në dashuri. Në lidhje me anën sentimentale, mundet edhe të betoheni për dashuri të përjetshme, por më pas ta rishikoni papritur. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të dobishme për të verifikuar një dashuri. Kush dëshiron të udhëtojë dhe takojë njerëz të rinj është i favorizuar, por edhe ata që janë të ndarë prej pak kohësh.
BRICJAPI:
Fundjavë në rritje, pastaj të dielën do të jetë edhe Hëna në shenjë. Ditët e fundjavës do të jenë ideale për të biseduar me një person që ka nevojë për shpjegime. Emocionet që lindin në këtë fazë janë shumë të bukura dhe dikush dëshiron të fshijë diçka negative që ndodhi në nëntor. Zjarret e mundshme, dashuritë e reja ose vetëm që dikush të kalojë më shumë kohë pranë gjysmës së ëmbël, do të jenë të gjitha të mundura.
UJORI:
Dashuria ka nevojë për mbrojtje në këtë muaj të dhjetorit. Nëse ke një histori të mirë, nuk do të ketë probleme, por nëse ka ndonjë pyetje prej disa kohësh, tani dikush mund të ngrejë edhe zërin. E premtja, e shtuna dhe e diela janë ditë kur duhet të shmangni shtrirjen e këmbëve përtej gjatësisë së jorganit. Kush ka një histori të komplikuar duhet të jetë i kujdesshëm dy herë, por nëse historia ka lindur, është e mundur që ka pak konfuzion.
PESHQIT:
Të premten nuk do jeni ende në formë të përsosur, kështu që më mirë të synoni ditët e shtunë dhe të dielë. Në katër javët e fundit ka patur shumë vështirësi në punë. Kush është lodhur tepër, apo nëse ka patur bllokime nga jashtë, ka nevojë për ndihmë që të risistemojë situatën. Nga e premtja në mbrëmje ka rikuperim.
/ një mendje e bukur