Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën E MARTË, 9 TETOR 2018

VIRGJERESHA 5 yje:

Ju jeni një shenjë racionale dhe e qëndrueshme, në dashuri kur vuani është për shkak se ka situata që janë të vështira për t’u menaxhuar. Ose sepse do të donit të gjendeshit gjithmonë mbi partnerin. Në të vërtetë, ka situata ku hendeku dhe dallimet me partnerin tuaj mund të jetë i tillë që të krijojnë situata të pakëndshme në afat të gjatë. Në përgjithësi, megjithatë, këto ditë ju mund të mbështeteni në yjet e favorshëm dhe është më e lehtë të arrini suksese të vogla personale.

AKREPI, 5 yje: 

E mërkura dhe e enjtja do të shohin shumë planete në shenjën tuaj të zodiakut. Mund të jetë një intuitë e mirë, diçka që mund të zhbllokohet, ashtu si mund të keni goditje të vogla apo të mëdha të fatit, që do t’ju ndihmojnë për të arritur më shumë. Ju jeni ndër të preferuarat e shenjave të horoskopit të javës, mos e nënvlerësoni këtë gjendje të favorshme që mund të ju ndihmojë të realizoni edhe më herët, atë që ju dëshironi.

BRICJAPI, 4 yje: 

Ju jeni një shenjë e qëndrueshme, e cila ka pak siguri, por që janë pika referimi të besueshme dhe të sigurta. Sipas horoskopit nesër dhe në ditët e ardhshme do të ketë një gjendje astrologjike të fuqisë, janë të favorizuar sidomos kontaktet nga pikëpamja e biznesit, ju mund të kini disa konfirmime të mëtejshme. Nëse ka projekte dhe iniciativa që keni nisur pranverën e kaluar e që nuk ju kanë sjellë rezultatet e dëshiruara, është e kotë që të këmbëngulni se tani është koha që të përqëndroheni në diçka të re.

PESHQIT, 4 yje: 

Ky është një moment i rëndësishëm, gjatë të cilit mund të krijoni kushte më të mira për të ardhmen tuaj. Ka shumë ndryshime që ndodhin rreth jush. Në punë mund të ketë referenca të reja për mundësi të reja për t’u shfaqur. Gjithashtu në dashuri, përgatituni për një rimëkëmbje të rëndësishme. 10 ditët e ardhshme do të jenë shumë interesante, veçanërisht nëse në anën tuaj ju keni një person që ka interesin tuaj. Është një periudhë shumë interesante dhe shumë angazhuese. Mund të tërhiqeni edhe nga më shumë se një person në të njëjtën kohë.

GAFORRJA, 4 yje: 

Lajme interesante mund të vijnë këtë javë. Mos prisni që mundësitë dhe konfirmimet të vijnë nga jashtë, angazhohuni vetë të parët, sepse ka mundësi të mira për të arritur sukses personal. Gjithmonë keni Saturnin e kundërt që ju vë në provë me vonesa dhe vështirësi. Edhe më të dëshpëruarit, megjithatë, në sajë të Jupiterit të favorshëm do të gjejnë mënyrën dhe një arsye tjetër për të buzëqeshur, dhe ndoshta të jetojnë në një dashuri më aktive dhe përfshirëse.

DEMI, 3 yje: 

Ka një gjendje ndryshimi të fortë që filloi në maj, kur Urani hyri në shenjën tuaj të zodiakut. Ata që nuk kanë qenë në gjendje të përballen me ndryshime të caktuara, mund të ndihen keq. Ndoshta disa transformime nuk varen drejtpërdrejt nga ju tani dhe për këtë arsye ju përpiqeni t’i pranoni ato dhe ndiheni të dekurajuar. Këtë javë mund të ketë vonesa. Jupiteri nuk është më kundër, edhe pse për momentin gjithçka duket kaq e papërcaktuar dhe e paqëndrueshme. Mos reagoni fort, sepse përndryshe rrezikoni të thoni gjërat që nuk mendoni.

BINJAKET, 3 yje: 

Paolo Fox ju fton t’i kushtoni vëmendje udhëtimeve, apo kontakteve të largëta. Largësia nuk është vetëm fizike, por edhe psikologjike. Prandaj mund të ketë tensione edhe me njerëz që nuk ndajnë mënyrën tuaj të punës. Në punë gjatë muajve të ardhshëm, do të jetë e vështirë të jeni në gjendje të pohoni interesat tuaja, dhe prandaj do të jetë e nevojshme të përpiqeni të përmirësoheni dhe të gjeni një kompromis.

LUANI, 3 yje: 

Nuk është një periudhë veçanërisht pozitive. Shumë të lindur në këtë shenjë, kanë që nga viti i kaluar, që po kryejnë projekte, të cilët deri tani nuk kanë sjellë shpërblime të mëdha. Ju është dashur të kënaqeni me pak, edhe për shkak se keni qenë të detyruar të bëni kompromis, për kushte që nuk varen direkt nga ju. Prandaj është e mundshme që tashmë po mendoni të bëni ndryshime në jetën tuaj. Ju jeni të detyruar të vazhdoni pa bërë zgjedhje shumë drastike. Çfarë ka të ngjarë t’ju shkundë, është fakti se dikush përpiqet të mos i njohë meritat tuaja. Në dashuri keni debate, kini kujdes nëse ka çështje të pazgjidhura.

PESHORJA, 2 yje: 

Ju jeni shumë të shqetësuar, çdo gjë që bëni është punë e vështirë. Sot Hëna është në shenjë, por ka çështje të pazgjidhura që duhet të zgjidhen dhe që ju bëjnë të acaroheni. Në punë ju jeni shumë të vëmendshëm ndaj detajeve. Ju pëlqen të shfaqeni dhe të dalloni veten nga të tjerët. Megjithatë, pretendoni të njëjtën vëmendje edhe nga kolegët e bashkëpunëtorët. Prandaj është e mundshme që ju dhe nesër do të vendosni të sqaroni disa çështje që ju kanë shqetësuar.

SHIGJETARI, 2 yje: 

Shumë prej atyre që kanë lindur në këtë shenjë, e tregojnë guximin e tyre duke u vënë në rrezik dhe duke u përpjekur të arrijnë suksese të mëdha. Kjo është me të vërtetë pika juaj e fortë, sepse ju pëlqen të provoni vazhdimisht veten dhe përsosni atë që mendoni se mund të krijojë probleme ose të përfaqësojë një dobësi. Në punë nuk do të toleroni rutinën, ndërsa dashuria mund të ketë disa dyshime, sidomos për këdo që është një kohë të gjatë me të njëjtin person. Në përgjithësi, megjithatë, do të ketë një rimëkëmbje të mirë nga e mërkura. 

UJORI, 2 yje: 

Në këtë periudhë ka një rënie të lehtë të energjisë. Ju përpiqeni të qëndroni të fokusuar dhe të jeni të fortë dhe vitalë, për të kryer të gjitha angazhimet. Kjo javë do të jetë e mirë me një përqëndrim të fortë të planetëve, sidomos në pjesën e dytë të javës. Ka një lodhje të madhe, por nuk është e lehtë të rimëkëmbeni. Ajo që ju penalizon ndoshta në këtë periudhë është mbi të gjitha fakti se ka pak stimuj. Horoskopi i të martës ju fton që të mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Mund të ketë shpenzime të papritura që do t’ju detyrojnë të krijoni një ekuilibër midis llogarive dhe të merrni një qëndrim më proaktiv ndaj punës dhe menaxhimit të familjes.

DASHI, 2 yje:

Horoskopi i të martës sinjalizon Hënën kundër. Ka disa aspekte që duhet të ndryshohen, por dikush përpiqet t’ju kufizojë dhe të luftojë me ju. Kjo nuk është koha e duhur për të bërë investime tepër të rrezikshme. Do të jetë mbi të gjitha nga nëntori që do të ketë më shumë mundësi për të dalë në pah. Për momentin ju duhet të përballeni me dikë që përpiqet të kundërshtojë.

Leave a Reply

Back to top button