Zodiak Ditor

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e mërkurë, 8 dhjetor 2021

Ky është horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën 8 dhjetor 2021. Hëna do të jetë ende në shenjën e Ujorit, ndërsa Afërdita në Bricjap. Dëshironi të mësoni më shumë?

DASHI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të filloni të ndjeni nevojën për të sqaruar disa situata. Edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me atë që keni tani, mbani mend se do të ketë lajme të bujshme deri në pranverën e ardhshme. Nëse keni një problem ligjor për të zgjidhur, ka të ngjarë që të keni pasur disa ndryshime në ditët e fundit. Që tani e tutje duhet të filloni të lëvizni, duke mbajtur parasysh të ardhmen. Në dashuri keni vështirësi për të kapërcyer një hendek me partnerin tuaj.

DEMI

Do t’ju duhet të bëni shumë kujdes, pasi tensionet e së shkuarës mund të rishfaqen gjatë ditës. Ndoshta do të ketë probleme pune që ende nuk janë kapërcyer ose do të jeni në qendër të thashethemeve keqdashëse. Jini të kujdesshëm sidomos nëse keni të bëni me Luanin dhe Ujorin! Për fat të mirë, ju jeni të sigurt në veten dhe aftësitë tuaja.

BINJAKËT

Hëna do të jetë në aspekt të mirë: do të gjeni forcën dhe vitalitetin që ju ka munguar në ditët e fundit. Madje, e diela e ardhshme do të jetë një ditë edhe më intriguese nga pikëpamja sentimentale. Edhe nëse Merkuri i kundërt krijon bezdi në punë, keqkuptime, mosmarrëveshje të vogla, mos u dekurajoni! Në vend të kësaj, përpiquni të kuptoni më mirë veten, telefononi, dërgoni një mesazh ose një e-mail.

GAFORRJA

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, do të jetë më mirë për ju që të përballeni me çdo gjë me qetësi dhe kujdes. Fatmirësisht, nuk do t’ju mungojë forca që ju nevojitet për të përfunduar detyrat e shtëpisë. Afërdita përballë vazhdon të shkaktojë tension në dashuri, edhe në çiftet afatgjatë, nëse nuk kanë baza të qëndrueshme. Prej javësh keni pasur ndjenja të çuditshme, përjetoni momente intolerance apo pasigurie për marrëdhënien tuaj. Do të shihni, që sa më shumë të afrohet fundi i dhjetorit, aq më shumë do të qartësoheni brenda vetes.

LUANI

E mërkura do të jetë një ditë për t’u përballur me kujdes, në dashuri dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët. Ju duhet të shmangni provokimin e tepërt të njerëzve të tjerë, përndryshe rrezikoni të futeni në polemika rraskapitëse dhe ta përfundoni ditën të shkatërruar. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, dikush mund të reagojë shumë ashpër në këtë ditë. Do të duhet kujdes!

VIRGJËRESHA

Do të duhet të përpiqeni të zgjidhni problemet në punë dhe marrëdhëniet familjare. Nuk po kaloni keq, por këto ditë mund të ndiheni më nervozë, intolerantë ose rebelë seç duhet, duke e gjetur veten duke debatuar për qëndrimet e disa njerëzve. Në ditët në vijim, përpiquni t’i zgjidhni këto probleme.

PESHORJA

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të ndiheni shumë më të fortë se në të kaluarën. Kjo forcë do t’ju vijë në ndihmë për t’u marrë me problemet tuaja. Në orët e ardhshme do të keni më shumë qartësi mendore, ide më të qarta. Dikush do të kuptojë se diçka në dashuri nuk po funksionon. Bëhuni gati, sepse e diela do të jetë një ditë zbulimesh shqetësuese në këtë kuptim.

AKREPI

Do të duhet të përballeni me një Hënë disonante dhe nuk do të jetë aspak e lehtë! Me shumë mundësi do ju mungojë energjia dhe qetësia, por sigurisht jo vendosmëria me të cilën prej kohësh po përballeni me provokime nga qielli. Nga ky këndvështrim, ju mbeteni gjithmonë një shenjë e fortë dhe kokëfortë! Midis mbrëmjes së së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes mund të ketë momente të shqetësimit të madh: kini kujdes! Do të ishte më mirë të mos rrini zgjuar deri vonë, të mos e lodhni veten shumë.

SHIGJETARI

Do të keni aleatë të rëndësishëm në krah, si Dielli, Mërkuri, Jupiteri dhe Saturni. Me ndihmën astrologjike të këtyre përmasave, ka të ngjarë që dëshira për t’u rikthyer në lojë do të rritet, duke bërë diçka të re. Janë të shumtë Shigjetarët që po mendojnë të ndryshojnë qytete, punë apo edhe jetë! E diela premton të jetë një ditë interesante për ndjenjat, bëhuni gati tani.

BRICJAPI

Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jeni ende shumë të fortë dhe të sigurt. Megjithatë prej ditësh keni filluar të ndjeni nevojën për të hequr bezditë, njerëzit e kotë, sipërfaqësorë, që mendoni se po ju bëjnë të humbisni kohë pa nevojë. Kjo është arsyeja pse këtë javë mund të ndiheni më të vetmuar, herë pas here, dhe të paduruar apo edhe të pa respektuar. Në punë do ju duhet të shfaqni më shumë arsyet tuaja ose të ndryshoni diçka.

UJORI

Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një ngarkesë të këndshme energjie. Do t’ju vijë në ndihmë, sepse do të jeni plot entuziazëm, dëshirë për të bërë, për t’u lidhur me njerëzit e tjerë. Duket si një ditë shumë dinamike dhe fitimprurëse. Gjëja e rëndësishme do të jetë të mos insistoni që ta bëni gjithmonë vetë. Ndonjëherë ju duhet të pranoni një kompromis. Tregohuni më të kujdesshëm në shpenzime!

PESHQIT

E mërkura mund të jetë një ditë plot të panjohura, dyshime dhe reflektime për shumë peshq. Ky hutim mund të lidhet me ndjenjat e dikujt, një ngjarje që vazhdon të shtyhet, një marrëveshje që nuk mund të arrihet. Edhe Peshqit e ndarë së fundmi do të ndjejnë një farë agjitacioni, pasi nuk mund të ecin përpara. Këto vështirësi do të kapërcehen brenda ditëve në vijim. Nga e enjtja gjërat do fillojnë të përmirësohen pak.

Back to top button
Close
Close