Zodiak

Horoskopi javor 4 – 10 mars 2019

Dashi

Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment. Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndieni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.

Demi

Hëna do ju ndihmojë mjaft gjatë kësaj jave për t’u përqendruar më tepër dhe për të mbjellë farat e arritjeve të mëdha. Falë Venusit, për ju të dashuruarit ka mundësi që jeta të ecë më së miri. Do gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do përjetoni të dy emocione të këndshme. Ju beqarët gjithashtu do mbështeteni nga yjet dhe do afroheni më tepër me personin që keni rënë kokë e këmbë në dashuri. Sipas Dritare.net, financat në përgjithësi do jenë të stabilizuara megjithatë nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar shuma marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Një kurrë me vitamina dhe një gjumë më i mirë do ju rikthejnë shpejt në formë. Në punë do bëni më shumë përpjekje se më parë dhe situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Binjakët

Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t’iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.

Luani

Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.

Virgjëresha

Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.

Peshorja

Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë.  Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.

Akrepi

Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.

Ujori

Urani do ju nxjerrë nga rutina ku keni rënë gjatë kësaj jave. Çdo ditë ka për të qenë më e veçantë. Nëse keni një lidhje kjo periudhë nuk do fillojë shumë mirë. Shpesh do ndiheni konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Vetëm pas të premtes situata do normalizohet. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të kërkoni gjëra të pamundura. Saturni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin në planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbajë larg problemet. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni qenë me grip apo keni pasur shqetësime të ndryshme, do ndiheni disi më të qetë. Në punë do keni pengesa të njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes.

Peshqit

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet t’i tregoni synimet tuaja dhe të bëni përpjekje për të arritur atë që doni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të padrejtë me partnerin tuaj sepse ka rrezik që ta largoni atë nga vetja. Mundohuni nga ana tjetër të ruani qetësinë dhe të bëni pak më tepër lëshime. Ju beqarët do keni ditë pozitive dhe nga mesi i javës mund të takoni edhe persona interesantë. Në planin financiar do ketë veçse përmirësim të situatës dhe do arrini t’i kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Shëndeti nuk do jetë në formën më të mirë, sidomos nëse kohët e fundit keni mbajtur dieta ekstreme. Në punë do merrni promocione për shkak të arritjeve që keni pasur. Shefat do ju shprehin se ndihen të privilegjuar që ju kanë në stafin e tyre. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button