Zodiak

Horoskopi JAVOR i astrologut Paolo Fox: parashikimet nga 1 në 7 nëntor 2021

Lexoni horoskopin e Paolo Fox për javën nga 1 në 7 nëntor 2021. Si do të fillojë muaji i shenjave të horoskopit? Nëse jeni kuriozë të zbuloni, hidhini një sy parashikimeve të mëposhtme astrologjike

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java premton të jetë mjaft e lodhshme. Edhe pse Venusi do të jetë ende në një aspekt të favorshëm, nuk ju presin ditë të qeta. Mbajtja e familjes së qetë nuk do të jetë aspak e lehtë. Do t’ju duhet të shtrëngoni dhëmbët sepse rikuperimi juaj është aty, por është i ngadalshëm. Mos u dorëzoni përballë problemeve: Deri në maj të vitit të ardhshëm situata juaj astrologjike do të ketë ndryshuar rrënjësisht.

Demi

Java juaj do jetë paksa e rëndë. Mes të enjtes dhe të premtes ka të ngjarë që një debat të mos shtyhet më, ndoshta edhe pozicioni juaj, nëse është e nevojshme. Venusi juaj do të jetë sërish i favorshëm dhe do t’ju japë mbështetje. Planeti, megjithatë, nuk do të jetë në gjendje t’ju mbrojë nga një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj që do t’ju duhet ta mirëprisni në ditët në vijim.

Binjakët

Ju pret një javë mjaft e qetë, edhe nëse të dielën do t’ju duhet të përballeni me një moment tensioni të madh. Nga ana tjetër të premten do të shpëtoni nga kundërshtimi i Venusit i cili javët e fundit ka krijuar shqetësime të mëdha në dashuri dhe në familje. Që tani e tutje do të jetë e rëndësishme të rizbuloni ndjenjat, të rizbuloni dëshirën për të dashuruar.

Gaforrja

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, java do të jetë në përgjithësi pozitive, sepse do t’ju lejojë të sqaroni disa situata. Nëse keni gënjyer në të kaluarën, nuk keni thënë gjithçka, shumë shpejt do t’ju duhet të zbuloni sekretet tuaja. Të hënën, të martën dhe të mërkurën do të ketë pak emocione. Ditët në vijim do të jenë perfekte për të ndalur dhe reflektuar, duke sqaruar se çfarë do të duhet të bëni tani e tutje.

Luani

Premton të jetë një javë mjaft delikate. Tani për tani duket sikur nuk ju pëlqen asgjë dhe askush. Fakti është se ju pëlqen të vazhdoni, por kur gjeni njerëz që nuk janë të disponueshëm ose me mungesë aftësish, ju dekurajoheni. Kujdes nga dashuria, sepse nëse nuk ndiheni plotësisht të qetë, do të luftoni për të gjetur harmoninë e duhur me partnerin.

Virgjëresha

Java do të jetë një kreshendo pozitive emocionale që do të kulmojë në fundjavë me pasazhet e reja të Venusit dhe Mërkurit. Ju mund të rikuperoni në dëshirën për të pasur sukses, për të arritur qëllime ambicioze. Dhe me Venusin sërish aktiv jeta juaj profesionale do të ndriçohet! Marrëdhëniet me botën e jashtme janë të favorizuara. Në ditët në vijim do të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.

Peshorja

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, java juaj do të jetë mjaft e mbushur me ngjarje. Të martën Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju japë një dorë në dashuri. Duhet të përvishni mëngët dhe të merreni me të gjitha problemet në pritje të dashurisë dhe familjes deri të enjten, sepse nga e premtja e tutje do të jetë shumë vonë. Nëse keni ndonjë dhimbje koke të lidhur me punën ose shtëpinë në ditët e ardhshme, përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi

Më në fund do të rikuperoni një energji të mirë, falë kalimit të Marsit në shenjën tuaj, por do t’ju duhet të përballeni edhe me disa vonesa në kohë. Fatkeqësisht me Jupiterin dhe Saturnin disonant ju bëni një hap përpara dhe dy hapa prapa. Në mes të javës, mes të enjtes dhe të premtes do të ketë një përqendrim të madh planetësh në shenjën tuaj që do t’ju japë një dorë të madhe. Para së gjithash do ndryshoni mënyrën se si i përballoni ngjarjet, sfidat në punë do jenë më pak të lodhshme dhe do arrini të keni rezultate më të mëdha.

Shigjetari

Java do të karakterizohet nga shumë konfuzione. Në planin e punës ju jeni duke u rikuperuar që nga shtatori, ndonëse ngadalë. Sigurisht, më shumë se një Shigjetar do të ndiejë nevojën për të gjetur një ekuilibër të ri. Afërdita do të jetë ende në shenjë deri të premten, por mund të ndiheni shumë të tensionuar në dashuri, të paduruar. Ndoshta ajo që ju nevojitet tani nuk përputhet me atë që dëshiron partneri juaj. Kujdes veçanërisht me Peshqit dhe Binjakët!

Bricjapi

Siç parashikohet nga horoskopi i Paolo Fox, java do të jetë veçanërisht e frytshme. Të premten Venusi do të arrijë në qiellin tuaj, ndërsa Mërkuri do të bëhet i favorshëm. Më në fund do të ktheheni të jeni protagonisti i padiskutueshëm i këtij zodiaku. Do të rikuperoni ambicien tuaj natyrale, dëshirën për të bërë projekte të rëndësishme për të ardhmen, si në dashuri ashtu edhe në punë. Dhe çiftet, qofshin të sapolindur apo tashmë të konsoliduar, do të mund të bëjnë hapa të mëdhenj.

Ujori

Premton të jetë një javë disi konfliktuale. Nga mesi, rreth të enjtes, do t’ju duhet të përballeni me disa kundërshtime planetare që do t’ju shtojnë acarimin. Edhe nëse nuk është një kohë e keqe, mund të jeni duke përjetuar shqetësime me paratë ose një problem burokratik të pazgjidhur. Ndoshta dikush do të përpiqet t’ju vërë në dyshim, por ju nuk duhet t’i dorëzoheni provokimeve. Mos u zemëroni! Në dashuri do të jetë e nevojshme të tregoheni të kujdesshëm dhe të shmangni debatet.

Peshqit

Java do jetë shumë premtuese. Tani e tutje ju mund të arrini rezultate fituese, falë energjisë dhe vitalitetit tuaj. E premtja do të jetë një ditë e bukur, sepse më në fund do të shpëtoni nga kundërshtimet, Venusi dhe Mërkuri do të arrijnë një pozicion të shkëlqyer. Me pak fjalë, ju jeni duke u përballur me një revansh të vërtetë personale. Do të jetë e mundur që të hiqni qafe të gjitha vështirësitë, situatat e vështira që ju kanë zvarritur për një kohë të gjatë. Edhe në dashuri do të rikuperoni një harmoni të bukur, dëshirën për të filluar nga e para.

Back to top button