DASHI
Hëna do ju bëjë të reflektoni më shumë gjatë kësaj jave për nevojat, frikërat dhe punët që doni të mbaroni. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do jeni më të qetë.
Dashuria: Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes.
Financat: Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment.
Shëndeti: Nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashkë në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
DEMI
Këtë jave do keni më shumë nevojë për siguri për të ecur përpara. Jo të gjitha ditët do jene të lehta për t’u kaluar.
Dashuria: Nëse keni një lidhje mos lejoni rutinën t’iu pushtojë sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do ju ndodhë.
Për ju beqarët Marsi do krijojë mundësi të njëpasnjëshme për takime. Jeta juaj mund të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë.
Financa: Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.
Shëndeti: Mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshoje për mirë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
BINJAKËT
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj jave mundohuni të jeni sa më të hapur dhe të mos i maskoni qëllimet tuaja.
Dashuria: Ju të dashuruarit duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjelle debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesantë mund të shfaqen papritur.
Financat: Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jene të mëdha dhe të njëpasnjëshme.
Shëndeti: Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jetë i garantuar.
GAFORRJA
Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa.
Dashuria: Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar.
Financat: Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja.
Shëndeti: Duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.
LUANI
Jave shumë e mirë do jetë kjo për ata të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë.
Dashuria: Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura.
Financat: Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës.
Shëndeti: Duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.
VIRGJËRESHA
Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë.
Dashuria: Për ju çiftet do jetë periudhë pak e zymtë. Mund të thuhet se do jetë një “lufte e ftohte” dhe ju do vuani. Lëreni pas krenarinë dhe bëjeni ju hapin e parë për të rregulluar gjërat. Për ju beqarët pritet të filloje një lidhje e fortë dhe e këndshme.
Financat: Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni.
Shëndeti: Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin.
PESHORJA
Kjo javë do jetë herë pas herë i turbullt dhe ndonjëherë i mbushur me vështirësi.
Dashuria: Ju që jeni në një lidhje do keni plot debate. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarë do jeni më me fat dhe do keni mundësi të realizojnë takime mbresëlënëse sidomos në fundjavë.
Financat: Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e pare dhe ditën e fundit. Gjatë mesit të javës mund të përballeni me vështirësi të vogla.
Shëndeti: Do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.
AKREPI
Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju.
Dashuria: Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t’iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm.
Shëndeti: Do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t’iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Në pune ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje.
SHIGJETARI
Kjo do jetë një javë e mrekullueshme. Do jeni praktikë dhe optimistë.
Dashuria: Ju të dashuruarit çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk duhet të luani me zjarrin vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni keq.
Financat: Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjëja më e mirë.
Shëndeti: Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Në pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenarë për veten.
BRICJAPI
Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre.
Dashuria: Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vije.
Financat: Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha.
Shëndeti: Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.
UJORI
Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar.
Dashuria: Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë.
Financat: Do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë.
Shëndeti: Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.
PESHQIT
Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave.
Dashuria: Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë.
Financat: Do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur.
Shëndeti: Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.