SHENJAT ME ME FAT
Demi: javët e ardhshme do të jenë shumë interesante në nivel profesional. Ju do të jeni shumë të fokusuar në disa angazhime dhe projekte që keni qenë duke u përpjekur të bëni për një kohë të gjatë dhe kjo mund t’ju sjellë një përfitim të madh në ditët në vijim. Gjithashtu për këtë arsye ju do t’i jepni më pak hapësirë jetës tuaj të dashurisë, dhe vetëm ata që ju njohin mirë do të kuptojnë arsyen e shkëputjes tuaj.
Akrepi: Pjesa e parë e javës do të jetë veçanërisht interesante, sidomos nëse keni një person aktiv dhe pragmatik në anën tuaj, në gjendje t’ju mbështesë ju dhe idetë tuaja. Ende nuk ka ardhur momenti të shfaqeni. Duke stimuluar njerëzit pranë jush, ata do t’ju ndihmojë të ndiheni më të motivuar. Mos u kënaqni ende, sepse ka akoma shumë për të bërë dhe nuk mund të tërhiqeni.
Shigjetari: kërkimi për qetësi më të madhe mund të ndikojë edhe në jetën tuaj të dashurisë. Për momentin, kryesisht janë ata të lindur në këtë shenjë, që mund të kenë një stabilitet më të madh, si në nivel sentimental, ashtu edhe profesional. Nëse merrni një propozim të ri, mos u tërhiqni, por këto ditë ndoshta ju preferoni më shumë të rrini me veten tuaj.
Peshqit: dëshira për të kryer një hakmarrje për të kaluarën do t’ju frymëzojë që të bëni edhe më shumë. Ju jeni konkurrues dhe gjithashtu shumë ambiciozë. Dy cilësi që në mënyrë të pashmangshme shtyjnë të lindurit në këtë shenjë, për t’u zotuar dhe arritur qëllimet më të rëndësishme.
SHENJAT E ZJARRIT DHE TOKES
Dashi: Horoskopi i Paolo Fox për sot dhe nesër ju fton të jeni të kujdesshëm me fjalët. Nëse keni pasur ndonjë grindje me cilindo në javët e fundit, është shumë e mundshme që në orët e ardhshme të rishfaqen probleme. Shtatori do të jetë një muaj i dobishëm për ta bërë më të qartë jetën tuaj dhe për të kuptuar se cilët janë njerëzit dhe situatat që me të vërtetë meritojnë të konsiderohen prej jush.
Luani: ka aq shumë pyetje praktike për të zgjidhur, kaq shumë gjëra për të bërë, saqë nuk ju lënë rehat për asnjë moment. Edhe nëse jeni shumë i zënë, përpiquni t’i jepni po aq hapësirë jetës suaj të dashurisë, sepse keqkuptimet mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar. Ju gjithashtu mund të keni paqartësi dhe pasiguri të tilla, që të filloni të keni dyshime se cilët janë ata që ju afrohen.
Virgjëresha: Personat e lindur nën shenjën e Virgjërës kanë nevojë për një shtytje shtesë për të vepruar. Nëse ndiheni të pamotivuar ose nëse mendoni se keni nevojë për mbështetje për të bërë më mirë, atëherë ndoshta është koha për të kërkuar ndihmë. Nuk përjashtohet që ata që janë afër jush nuk janë në gjendje të përmbushin pritshmëritë tuaja. Përfitoni nga kjo situatë për të kuptuar nëse vlen të vazhdoni, apo të mos investoheni në një histori.
Bricjapi: Të mos paturit siguri dhe pika referimi në jetën tuaj, mund t’ju shqetësojë. Shumica e të lindurve në këtë shenjë kërkojnë të arrijnë një stabilitet të caktuar, si në punë, ashtu edhe në jetën e tyre private. Ata që nuk kanë qenë ende në gjendje të ndjehen plotësisht të kënaqur me qëllimet e arritura, do të ndjehen veçanërisht të shqetësuar dhe të hutuar këto ditë.
SHENJAT E AJRIT DHE UJIT
Binjakët: Edhe një herë horoskopi Paolo Fox kthehet për të folur për paratë. Janë gjithmonë shpenzimet që ju penalizojnë, ndonjëherë bëni blerje të tepërta, ose puna mund të ketë patur disa të papritura që kanë sjellë kosto më të lartë. Përkundër disa vështirësive, një ide e mirë në punë mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni një problem ose të zhbllokoni një situatë në pritje prej disa kohësh.
Gaforrja: Më në fund mund të ktheheni të merrni frymë sërish, pas disa javësh të vështira nga pikëpamja sentimentale. Është koha që të ktheheni e të përqëndroheni tek emocionet e bukura që mund të përjetohen në një mënyrë më të lumtur dhe më të lirë. Javët e fundit janë të komplikuara për çiftet që duan njëri-tjetrin, shumë shqetësime apo keqkuptime kanë sfiduar edhe dashuritë e forta. Por tani është e kaluar, shtatori gjithashtu do të favorizojë takimet e reja.
Peshorja: Në bazë të horoskopit të Paul Fox sot do të jetë një ditë me angazhime. Fillimi i javës u karakterizua nga shumë vështirësi, dhe ju do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, vetëm kur të jeni një hap larg fundjavës. Ajo që ju bën veçanërisht të shqetësuar gjatë kësaj periudhe janë disa paqartësi në lidhje me jetën tuaj të dashurisë. Shumica e të zhgënjyerve ndoshta tashmë e kanë pësuar nga dashuritë e së kaluarës.
Ujori: Shpenzimet e shumta që ju është dashur të bëni në të kaluarën, nuk janë rekuperuar siç e prisnit. Të lindurit në këtë shenjë gjithmonë kanë tendencë të fajësojnë të tjerët kur diçka shkon keq. Këshilla e horoskopit e Paul Fox sot është që të mos të ndikoheshin nga ky lloj shqetësimi dhe kjo gjendje e përkohshme, por të transformoni këtë intolerancë dhe pakënaqësi në një interes për ide të reja.