Tre të burgosur në Turqi kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, deklaroi ministri i drejtësisë teksa njoftoi rastet e para të të dënuarve të diagnostikuar me virusin.
17 të dënuar, të shpërndarë në pesë burgje të hapura kanë kontraktuar virusin, u tha Abdulhamit Gul gazetarëve në Ankara këtë të hënë. “Tre prej tyre për fat të keq vdiqën gjatë trajtimit në spital,” tha ai.
Trembëdhjetë nga të burgosurit, janë në një gjendje të mirë në spital, tha Gul, ndërsa një mbetet në kujdesi intensiv.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme se ku ishin të burgosurit por këmbënguli se ishin marrë masat paraprake të nevojshme në çdo burg.
“Nuk ka raste pozitive në burgjet e mbyllura,” këmbënguli ai.
Sipas raportit të së dielës, në Turqi ka rreth 57,000 të infektuar dhe 1.200 viktima./bota.al/