Bota

Hungari, protestuesit i dërgojnë mesazh Viktor Orbanit

Mijëra hungarezë kanë marshuar në qendër të Budapestit, në një shfaqje mbështetjeje për Bashkimin Evropian, duke protestuar kundër asaj që, një lëvizje e re politike, e sheh si rritje të ngadaltë të ndikimit rus tek kryeministri Viktor Orbán.

Tubimi ndjek një seri demonstratash të mëdha në Budapest në javët e fundit, të shkaktuara nga një ligj i ri, i cili do të dëbonte nga Hungaria një universitet të themeluar nga financuesi amerikan George Soros.

“Momentum”, një lëvizje politike e krijuar rishtaz, e cila thirri tubimin e së hënës të quajtur “Ne i përkasim Evropës”, njoftoi se do të garojë në zgjedhjet parlamentare prillin e ardhshëm.

“Shëndetësia, arsimi, transporti publik po dështojnë”, tha demonstruesja András Fekete-Győr, udhëheqëse e Momentum. Ajo shtoi se grupi do ta shpalosë në tetor programin e tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button